Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Oligarkut të Kurtit”, Shaip Mikullovcit i anulohet tenderi

30/09/2026 - 18:00
në Kryesore, Lajme
A A
“Oligarkut të Kurtit”, Shaip Mikullovcit i anulohet tenderi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia Qendrore e Prokurimit ka pranuar anulimin e vendimit për IP-KOS. Tenderi milionësh kthehet në rivlerësim pas kontestit me dokumentin e falsifikuar.

Agjencia Qendrore e Prokurimit është pajtuar që të anulohet vendimi për dhënien e kontratës në tri pjesë të tenderit për furnizim me karburante për IP-KOS-in.

Bëhet fjalë për lotet ku ishte rekomanduar IP-KOS dhe që së bashku kapin vlerën e parashikuar prej 6 milionë e 185 mijë eurosh.

Tenderi tash do të kthehet në rivlerësim.

Ky është zhvillimi më i ri në një rast që prej javësh është shoqëruar me konteste rreth një dokumenti të lidhur me British Petroleum.

AQP-ja kishte vendosur më 21 korrik 2026 për dhënien e kontratës.

Petrol Company, një nga kompanitë në garë, e kishte kundërshtuar këtë vendim.

Në qendër të ankesës ishte dokumentacioni me të cilin IP-KOS pretendonte se i plotësonte kushtet e tenderit.

Një nga dokumentet lidhej me furnizimin përmes kompanisë shqiptare Gega Oil dhe gjigantit britanik British Petroleum.

Petrol Company e kishte kontaktuar drejtpërdrejt British Petroleum-in në për ta verifikuar dokumentin.

Përgjigjja e BP-së, e ardhur më 6 gusht, e ndryshoi krejtësisht situatën.

“Faleminderit për emailin tuaj.”

“Mund të konfirmojmë se nuk e njohim letrën e përmendur në korrespondencën tuaj dhe po ndërmarrim hapat e duhur në përgjigje ndaj kësaj.”

Me këtë përgjigje, kontesti nuk kishte të bënte më vetëm me mënyrën se si duhej interpretuar një kusht i tenderit.

Tashmë shtrohej pyetja se si ishte pranuar dokumenti dhe sa ishte verifikuar para se të merrej vendimi për fituesin e tenderit.

Kushtet e tenderit kishin qenë të qarta.

Kompanive u kërkohej një garancion, autorizim ose konfirmim nga vetë rafineria apo prodhuesi prej të cilit furnizoheshin.

AQP-ja e kishte sqaruar këtë edhe më 20 maj.

“Nuk aprovohet. Tenderuesit i kërkohet një garancion, autorizim apo konfirmim nga rafineria ku furnizoheni.”

“Nuk pranohet nga çfarëdo distributori që nuk është rafineri.”

Dokumenti i kontestuar, sipas raportimeve të mëhershme të Nacionales, përmendte BP Oil International Limited dhe kompaninë Gega Oil.

Pas shpalljes së rezultatit, edhe AQP-ja i ishte drejtuar BP-së për verifikim.

Fillimisht, përgjigjja nuk kishte mbërritur brenda afatit të procedurës.

Por kur BP-ja u përgjigj më 6 gusht, eksperti i OSHP-së vlerësoi se bëhej fjalë për një fakt të ri dhe të rëndësishëm.

Sipas tij, kjo përgjigje prekte drejtpërdrejt çështjen nëse dokumenti ishte autentik dhe i vlefshëm.

Berat Buzhala kishte ngritur publikisht pyetjen pse ky verifikim nuk ishte bërë para se të shpallej fituesi.

Pas këtyre zhvillimeve, Petrol Company iu drejtua OSHP-së më 13 gusht.

Para kësaj, kompania kishte kërkuar rishqyrtim nga AQP-ja, por kërkesa ishte refuzuar më 3 gusht.

Më 28 gusht erdhi zhvillimi i rëndësishëm.

Eksperti i OSHP-së rekomandoi që ankesa e Petrol Company të pranohej si e bazuar.

Ai kërkoi anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës dhe kthimin e tenderit në rivlerësim.

Pika kryesore është se më pas me këtë rekomandim u pajtua edhe vetë AQP-ja.

Dokumentet e OSHP-së tregojnë se më 2 shtator palët kishin deklaruar pajtimin me raportin e ekspertit.

Për këtë arsye, Paneli Shqyrtues i OSHP-së nuk pati nevojë të vendoste vetë nëse pretendimet e Petrol Company ishin të drejta.

Palët tashmë ishin pajtuar që procedura të kthehej prapa.

OSHP-ja e thotë këtë qartë në vendimin e 24 shtatorit.

“Andaj, paneli shqyrtues nuk është lëshuar fare në vlerësim të pretendimeve ankimore por vetëm nxjerrë vendim për përfundimin e procedurës.”

Eksperti i OSHP-së kërkoi anulimin dhe rivlerësimin, ndërsa AQP-ja e pranoi këtë rekomandim.

Në tri lotet e prekura janë miliona euro.

Lot 2 kishte vlerë të parashikuar prej 2,71 milionë eurosh.

Lot 5 vlente rreth 2,17 milionë euro, ndërsa Lot 7 rreth 1,305 milionë euro. Vendimi_2026-0596

Rasti ndërkohë ka kaluar edhe përtej procedurave të prokurimit.

Burime të Nacionales kishin bërë të ditur javë më parë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishte marrë çështjen në shqyrtim.

Ajo që tashmë është vendosur është që dokumenti u kontestua, BP-ja tha se nuk e njihte atë dokument si të saj dhe eksperti kërkoi që vendimi të anulohej.

Në fund, edhe AQP-ja, institucioni që kishte marrë vendimin fillestar, pranoi që tenderi për këto tri lote të kthehej në rivlerësim.

JU REKOMANDOJMË

Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje
30/09/2026 - 19:49

Teksa vëmendja publike ishte përqendruar te ajo që në rrjet është cilësuar si një “love story” mes SHISH-it dhe krimit, si edhe te personazhet që shfaqen në videot...

Më shumëDetails

Tasholli paralajmëron pjesëmarrje masive: Nuk ka me pas vend me lëshu gjilpanën nesër

Tasholli paralajmëron pjesëmarrje masive: Nuk ka me pas vend me lëshu gjilpanën nesër
30/09/2026 - 19:37

Me moton "Jo në emrin tim", nesër me fillim nga ora 16:00 do të mbahet një nga protestat më të mëdha në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Një...

Më shumëDetails

Muharremi kritikon Kurtin: 102 milionë euro do duhej të ndaheshin për procesin e Apelit, jo për pagën e 13-të

Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
30/09/2026 - 19:27

Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e planifikimit të 102 milionë eurove, duke argumentuar se këto mjete do të duhej të përdoreshin për mbrojtjen dhe procesin e...

Më shumëDetails

I takonte Grupit të Intelektualëve, familja e Adem Beqirit del me njoftim

I takonte Grupit të Intelektualëve, familja e Adem Beqirit del me njoftim
30/09/2026 - 19:10

Pas 27 vitesh nga zhdukja e tij, familja Beqiri ka njoftuar për rivarrimin e Adem (Muhamet) Beqirit, mbetjet e të cilit janë gjetur në një varrezë masive në...

Më shumëDetails

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Haliti: Kam përshtypje që Kurti do përpiqet për zgjedhje, të bëjë fushatë duke thë se “s’e bëri Asociacionin”
30/09/2026 - 19:00

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1 për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, dënimet e tyre, si dhe për procesin...

Më shumëDetails

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Gucati: Dëshmia e Hill-it tregoi të vërtetën për UÇK-në – Wesley Clark, “bom’ba” e radhës për Specialen
30/09/2026 - 18:49

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës nuk miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. “Po, është e vërtetë. Nëse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë