Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se në gjashtë ditët e radhës mundet me ndryushu situata, duke shpresuar për “vullnet të partive politike” që me u largu opsioni për shkuarjen në zgjedhje.
“Mendoj që e para është me kalu çështjen e zgjidhjes së Presidentit dhe e dyta me u mbledhë komisioni për Legjislacion me shqyrtu draftin dhe me punu deputetët bashkërisht”, tha deputetja sa i përket kërkesës së PDK-së për ligjin për Gjykatën Speciale.
“Nuk mundemi me hartu një projektligj kur nuk jemi të sigurt prej Mbrojtjes së Afërt, që ky projektligj nuk mundet me shkaktu probleme në mbrojtjen e Apelit”, shtoi ajo.
Video:














