Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

01/10/2026 - 23:00
në Kryesore, Lajme
A A
Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 21:00. Ky është pikëtakimi i përnatshëm i mijëra protestuesve që, nën thirrjen “Jo në emrin tim”, kundërshtojnë dënimin për krime lufte të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale.

Por, kush po proteston dhe çfarë po kërkohet?

Për 15 net me radhë, nga 16 shtatori, protesta ka vazhduar në të njëjtin vend, e thirrjeve u janë bashkuar edhe veteranë të luftës, studentë, tifozë, politikanë, artistë dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Në numër më të vogël të pjesëmarrësve, protesta u mbajtën edhe në shumicën e komunave të Kosovës, të thirrura nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së.

Çlirim Haziri, organizator i protestave të mbrëmjes në kryeqytetin e Kosovës, tregon për REL se çdo natë iu bëjnë thirrje institucioneve të vendit t’i plotësojnë dy kërkesa.

E para, ta ndryshojnë ligjin për ato që zyrtarisht njihen si Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dhe, e dyta, të garantojnë një buxhet mbështetës për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

“Që 15 ditë i kemi këto kërkesa, të cilat ende nuk kanë arritur në vesh të institucioneve të Kosovës”, thotë Haziri, teksa nuk shpreson edhe aq që në plotësimin e tyre.

Ai shpreh frikën se Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pa u ndryshuar ligji për Specialen.

Nismën për ndryshimin e ligjit e ka marrë tashmë Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, teksa propozimi është ende në duart e Qeverisë për vlerësim, para se ajo t’ia përcjellë atë Kuvendit për shqyrtim.

Haziri kërkon që ndryshimi i këtij ligji “të mos jetë në tavolinë të negociatave politike për koalicione midis partive”, por të procedohet në Kuvend e të mbështetet nga shumica shqiptare, raporton REL.

Për veteranët e luftës, kalimi i procesit gjyqësor tek Gjykata Supreme e Kosovës, pasi të përfundojë shkalla e Apelit, është kërkesa kryesore. Ky është edhe një nga ndryshimet e propozuara në ligjin për Specialen.

“Në qoftë se vendimi i Apelit në Gjykatën Speciale është i pafavorshëm për neve, le të jetë mundësia që vendimi të korrigjohet nga institucionet tona dhe drejtësia të vendoset në Kosovë”, thotë Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së.

Përveç kërkesave të ngjashme me të tjerët, veteranët po i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti edhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Atë e shohin pengesë në mbështetjen e shtetit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pasi vlerësojnë se ministria që ajo udhëheq ka në kompetencë edhe ndihmën financiare dhe ligjore.

Protesta që bashkon grupe të ndryshme

Organizatorët i kanë mohuar akuzat se protestat kanë ngjyrim partiak.

Haziri thotë se në protesta marrin pjesë qytetarë me bindje të ndryshme politike, ndërsa Syla i përshkruan organizimet e tyre si gjithëpopullore dhe paqësore.

Për socoiologun Fadil Maloku, megjithatë, bashkimi i këtyre grupeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një lëvizje të unifikuar shoqërore.

Në disa përgjigje për REL ai e përshkruan mobilizimin si një “koalicion emocional, simbolik dhe identitar të përkohshëm”.

Sipas tij, “bindja se aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së prek jo vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si lufta dhe historia e Kosovës po interpretohen e gjykohen”, ka bashkuar grupe që në rrethana të tjera nuk do të kishin të njëjtat interesa e qëndrime politike.

Çka nëse kërkesat nuk plotësohen?

Për Hazirin është e papranueshme që ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale të mbetet “në bankën rezervë të politikës, dhe që UÇK-ja ta vazhdojë e vetme betejën pa institucionet”.

Megjithatë, ai thotë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa t’iu plotësohen kërkesat.

Ndërkaq, Syla thotë se në rast se vendi shkon në zgjedhje pa u ndryshuar ligji, shpërfaqet, sipas tij, “qëllimi dhe mosvullneti i partisë në pushtet”, Lëvizjes Vetëvendosje, për të plotësuar kërkesën e protestuesve.

Në ballë të protestave nuk ka veç veteranë e qytetarë që e kanë përjetuar luftën.

Atyre iu bashkuan një numër i madh i të rinjve, nxënës e studentë, të cilët, sipas sociologut Maloku, duhet ta formalizojnë edhe më tutje pjesëmarrjen tyre.

Sipas tij, brezi i ri duhet të përfshihet edhe në hartimin e kërkesave nga protesta.

Ai thotë se përfshirja masive e të rinjve nga një reagim kundër një aktgjykimi mund “të prodhojë edhe narrativë apo kauzë të re” që do të lidhej me identitetin kombëtar.

Megjithatë, me kërkesat ende të paplotësuara dhe protestat që vazhdojnë, mbetet e paqartë nëse ky mobilizim do të mbetet i fokusuar te aktgjykimi i Speciales apo do të shndërrohet në një kauzë më të gjerë shoqërore e politike.

JU REKOMANDOJMË

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për ….

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për ….
01/10/2026 - 22:55

Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi...

Më shumëDetails

Behrami: Edhe me dal kundër Gjykatës Speciale edhe me pas Donika Gërvallën afër nuk shkon

Behrami i reagon Kurtit: Pse nuk ke të njëjtin zell për mbrojtjen e UÇK-së si për Ligjin për Shtetësi?
01/10/2026 - 22:32

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se përderisa Albin Kurti e ka afër Donika Gërvallën “nuk shkojnë”, referuar qëndimeve për Gjykatën Speciale, sidomos pas verdiktit dënues të ish-krerëve...

Më shumëDetails

Publikimi i videove intime, detaje të reja nga rasti i Adrian Hilës

Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakeruar
01/10/2026 - 22:12

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur këtë mbrëmje pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje prej orës 20:00, pas publikimit dhe shpërndarjes së videove seksuale...

Më shumëDetails

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
01/10/2026 - 21:52

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje. Pas...

Më shumëDetails

Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA

Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA
01/10/2026 - 21:42

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para disa ditësh zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të...

Më shumëDetails

Logo e UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe

Logo e UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe
01/10/2026 - 20:56

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1446 Shpërndaje
    Shpërndaje 578 Tweet 362
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    349 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 87
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    437 Shpërndaje
    Shpërndaje 175 Tweet 109
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    326 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 82
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë