Njëra prej studiove më të shquara të bukurisë në Kosovë, studio “Naimja” me udhëheqëse grimeren Naime Jakupi ka festuar 10 vjetorin e hapjes së biznesit.
Stafi i studios “Naimja” së bashku me udhëheqësen Naime Jakupi këtë datë të rëndësishme e kanë festuar në Stamboll, shkruan Veriu.info.
Ndryshe, në të kaluarën Naime Jakupi ishte shpërblyer me çmimin e Make Up artistes me të mirë në eventin’ International Cup 23 Eventi Beauty’ në Shqipëri.
Postimi i studios “Naimja”:
10 VITE TË STUDIO-S TONË ❤️🥂
Nga një ëndërr e vogël, në dy studio, një ekip i madh dhe një rrugëtim plot me kujtime e suksese. ✨
Sot, 10 vite më vonë, festuam jo vetëm një përvjetor, por gjithçka që kemi ndërtuar së bashku.
Dhe ku mund të ishte më bukur se në Stamboll, mbi Bosfor, duke festuar bashkë? 🇹🇷🛳️❤️
10 vite besim, punë, dashuri dhe shumë momente që do të mbeten përgjithmonë në zemër.
Faleminderit ekipit tim për çdo hap të këtij rrugëtimi.
Gëzuar 10-vjetorin tonë! 🥂✨
Kjo është vetëm fillimi… ❤️













