Hysni Gucati tha se krismat e mjeteve piroteknike që u hodhën sot nga protestuesit jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ia kujtojnë luftën e viteve 1998-1999.
Kreu i OVL të UÇK-së tha se janë rinia që i hodhën mjetet piroteknike, përfshirë një që e drejtuan kah ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Ai tha se “të rinjtë”, përmes hedhjes së mjeteve piroteknike, po shprehin gëzimin e tyre për kalimin e Projektligjit për ndyshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Ma kujtojnë luftën, gjakderdhjen, njerëzit e vrarë. Por besoj këto krima janë shumë të lehta, nuk e dini [ju] çfarë janë. Fal Zotit, s’jemi fort të traumave, por rinia që po e bëjnë këtë – po e bëjnë prej gëzimit që po ua nin zemra që do të kalojë Projektligji”, tha Gucati të hënën.
Ndonëse nisi normalisht, protesta jashtë Kuvendit të Kosovës eskaloi me shpërthime të mjeteve piroteknike rreth mesditës.













