Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri tha se deputetët “nuk do të mund të dalin” nga Kuvendi pa e miratuar përfundimisht projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Haziri tha për T7 se “këtu nuk ka ‘në rast se miratohet’” dhe se “ligji do të miratohet”.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha ai.
Ky ligj, ai tha se do t’i “shërbejë drejtësinë”.
“Pasi që të votohet ky ligj, do të mbildhemi”, tha ai, duke shtuar se miratimi përfundimtare do të ishte “fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, e rinisë së Kosovës, e shqiptarëve gjithandej”.
Çështja e Presidentit, ai tha se beson se do të trajtohet nesër në Kuvend.













