Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shkruar në Facebook se nisma e PDK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ua ka vërtetuar sipas tij dënimin ish-krerëve të UÇK-së.
“Siç po duket sot, nisma e PDK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ua vërtetoi dënimin të dënuarve në shkallën e parë. Mos harroni: PDK-ja, me një fukarallëk juridik, apo edhe për shkak të budallallëkut të saj politik, në vitin 2015 votoi Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe tani, me të njëjtin fukarallëk të përzier me budallallëk juridik, sot ua vërtetoi dënimin të dënuarve në shkallën e parë”, ka shkruar Geci.












