Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, ku ndodhen edhe deputetët, ndërsa situata është tensionuar.
Protestuesit, të cilët po kërkojnë votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara, kanë paralajmëruar se do të tentojnë të hyjnë brenda në Kuvend.
“Hajde, hyjmë. Le të dalin këta, le të gjuajnë me çka të duan. Parlamenti është i joni”, dëgjohen duke thënë protestuesit, teksa po bëhen gati të afrohen drejt kordonit policor.
Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vazhdojnë të bëjnë thirrje për votimin e ligjit.













