Policia e Kosovës gjatë protestës së sontme ka rrahur brutalisht djalin e vëllaut të Hashim Thaçit, Leotrimin.
Veriu.info ka siguruar pamje të vendngjarjes, ku shihet sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e Leotrim Thaçit.

Siç mëson Veriu.info, Leotrim Thaçit i ka dhënë ndihmën e parë në vendngjarje doktor Donjet Bislimi, ku ka arritur t’ia stabilizoj gjendjen e rëndë që kishte.
Ndryshe, babait i Leotrimit, Ganiu, ka njoftuar se djalit të tij i janë bërë pas qepje në kokë për shkak të plagëve të rrahjes nga policia.













