Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit foli për çështjen e presidentit.
Behrami ka kritikuar Kurtin, duke e akuzuar se po tenton t’ia bartë përgjegjësinë PDK-së për situatën politike.
“Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt”, ka shkruar Behrami.
Ai e ka akuzuar Kurtin se, sipas tij, përfaqëson “doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve”.
“E kam thënë që në vitin 2024. Për aq sa Trump është në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti do vetëm kaos dhe jo stabilitet politik”, ka deklaruar Behrami.













