Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Schuebel tha se pret të punojë me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik për ta afruar Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.
“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, tha Schuebel.












