Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

27 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre protestues, policë, gazetarë e diplomatë të huaj

14/10/2026 - 09:48
në Pa kategori
A A
27 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre protestues, policë, gazetarë e diplomatë të huaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjithsej 27 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës të së martës në Tiranë, përfshirë punonjës të policisë, protestues, gazetarë, kalimtarë të rastit dhe një diplomat i huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se shtatë persona vazhdojnë të marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa 20 të tjerë janë larguar nga institucionet shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Sipas saj, në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

ADVERTISING

Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të mediave dhe katër kalimtarë janë larguar nga ky spital pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Spahiu ka bërë të ditur se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar edhe tetë persona të tjerë, përkatësisht një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues.

“Ministria thekson se kujdesi shëndetësor për çdo person të lënduar ofrohet pa dallim, në përputhje me gjendjen klinike dhe nevojat mjekësore të secilit”, ka deklaruar Spahiu.

Ajo ka theksuar se gjendja e personave të lënduar po monitorohet vazhdimisht, përmes komunikimit me institucionet shëndetësore.

“Situata po ndiqet në vijimësi, përmes komunikimit të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore. Informacioni mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara nga strukturat përkatëse”, ka thënë ajo.

Ministrja ka falënderuar ekipet e urgjencës, mjekët, infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë për angazhimin dhe kujdesin e ofruar ndaj të lënduarve.

Ndryshe, pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë, Policia e Shtetit ka njoftuar pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve policorë, pas publikimit të një videoje ku shfaqet një 19-vjeçar i lënduar teksa shoqërohet nga policia pranë Parlamentit.

Për këtë rast kanë nisur hetimet disiplinore, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, po heton rrethanat e ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Rashiqi aprovon nga jashtë themelimin e grupit punues për strategjinë për korrigjimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Rashiqi aprovon nga jashtë themelimin e grupit punues për strategjinë për korrigjimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
14/10/2026 - 10:52

Ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk ishte sot në mbledhjen e Qeverisë. Megjithatë, Rashiq i tha Gazetës Express se vendimi për...

Më shumëDetails

Arrestohet një serb në Fushë-Kosovë, dyshohet se kërcënoi banorët se do t’i hidhte në erë, ndërhyjnë Njësitë Speciale

Arrestohet një serb në Fushë-Kosovë, dyshohet se kërcënoi banorët se do t’i hidhte në erë, ndërhyjnë Njësitë Speciale
13/10/2026 - 21:36

Një person nga komuniteti serb raportohet se është arrestuar mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar banorët se do t’i hidhte në erë. Në...

Më shumëDetails

Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri
13/10/2026 - 17:20

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, ku studentët kanë shprehur pakënaqësinë për gjendjen në vend. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë ndezur...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu uron Presidenten e re: Kuvendi përmbylli procesin institucional pas një periudhe të vështirë politike

Albulena Haxhiu uron Presidenten e re: Kuvendi përmbylli procesin institucional pas një periudhe të vështirë politike
07/10/2026 - 09:02

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar akademiken Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë...

Më shumëDetails

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë
06/10/2026 - 19:24

Personi kontrovers i njohur për publikun e Kosovës, i cili jeton në Perëndim, si dhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale, Hamdi Shartari, ka vazhduar me deklarata...

Më shumëDetails

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së
06/10/2026 - 14:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka folur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 lidhur me rastin e djeshëm, kur disa protestues nuk e lejuan të dilte nga kuvendi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë