Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama pas 5 ditësh protesta të dhunshme: S’po sfidohem unë, por Shqipëria në BE, më bindni pse duhet të iki

18/10/2026 - 12:26
në Lajme
A A
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH

FILE PHOTO: Albanian Prime Minister Edi Rama gestures during an interview with Reuters as Albanians protest against a planned luxury resort backed by a company linked to Jared Kushner, the son-in-law of U.S. President Donald Trump, on an environmentally sensitive part of the Adriatic coast, in Tirana, Albania, June 8, 2026. REUTERS/Florion Goga/File Photo

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas pesë ditësh protestash të dhunshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te zhvillimet e ditëve të fundit, duke folur për dhunën, përplasjet me Policinë, kërkesat për dorëheqjen e tij dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen”, deklaroi Rama për pasojat e protestave në kryeqytet, ndërsa theksoi se gjatë këtyre ditëve është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi “kurthi i dhunës” që kërkon gjak.

Me një prej gurëve të përdorur gjatë protestave në dorë, Rama tha se ai mund të bëhet edhe “vdekjeprurës”. Sipas kryeministrit, dhuna nuk përfaqëson studentët, por pas saj qëndron një grup prej 200-300 personash të maskuar, të cilin e quajti “grupi i zjarrit”.

Rama u ndal gjatë te punonjësit e Policisë së Shtetit, duke deklaruar se prej ditësh janë përballur me gurë, saçme, molotovë dhe flakë, ndërsa në ekrane, sipas tij, “demonizohen si autorë të dhunës”.

“Unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës, janë familje që jetojnë me të ardhura shumë modeste, për sakrificën dhe qëndresën e këtyre heronjve të shtetit”, tha Rama.

Sipas tij, përballja e ditëve të fundit nuk lidhet vetëm me qeverinë, por edhe me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, u shpreh kryeministri.

“Me keqardhje të madhe them se kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard, janë pengje të atij grupit të zjarrit atje në krye. Të atyre me maska! Përdoren gjerësisht edhe të miturit, si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël”, deklaroi ai.

Kryeministri bëri gjithashtu të ditur se dy ditë më parë është neutralizuar një dron me eksploziv që, sipas tij, ishte destinuar të godiste Kryeministrinë.

“Aty brenda është edhe krimi! Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini që i shkon mendja për këtë plan, kjo është një dorë e huaj”, tha Rama.
Në këtë kontekst, Rama foli për atë që e cilësoi një “dorë të huaj”, duke përmendur Rusinë, Vladimir Putinin dhe Iranin. Duke iu referuar një deklarate të një dite më parë, kryeministri foli për “babain ideologjik” të Putinit, të cilin e cilësoi “udhëheqës shpirtëror”, “justifikues të të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër Perëndimit” dhe “mistifikues të Rusisë imperialiste”.

“Dje në mënyrë të befasishme për shumëkënd, por që ma çonin vazhdimisht, por edhe mua, ‘babai’ i Vladimiroviçit, Vladimirovic Putinit foli, ‘babai’ ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër Perëndimit, mistifikuesi i Rusisë imperialiste foli, foli dhe tha: ‘Tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, një popull ortodoks, një popull sufistësh dhe ortodoksësh’”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri deklaroi se ka të dhëna për ndërhyrje në rrjetet sociale nga ato që i quajti “duar të huaja”, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Iranin.

“Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘duarve të huaja’, ku natyrisht një dorë tjetër është republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit”, tha Rama.

Ai tha gjithashtu se ka “shumë të dhëna” për interferencë në rrjetet sociale nga ato që i quajti “duar të huaja”, ndërsa Iranin e lidhi me dezinformimin.

Rama u ndal edhe te pretendimet që kanë qarkulluar për izraelitë në Shqipëri dhe ushtarë serbë pas uniformave të Policisë, duke i cilësuar ato si pjesë të një vale absurditetesh.

“Njëherë thonë se do të sjellin çifutët në Vlorë, pastaj qershia mbi tortën e kësaj marrëzie janë ushtarët serbë që na paskan ardhur këtu”, u shpreh ai.

Një pjesë të konsiderueshme të deklaratës, Rama ia kushtoi edhe kërkesave për dorëheqjen e tij. Kryeministri tha se kërkesa që ai të largohet është normale në një demokraci, por kundërshtoi mënyrën se si po kërkohet largimi i tij. Thirrjet “o në burg, o në litar” i krahasoi me ndëshkimet publike të Mesjetës.

“O në burg, o në litar! Si në ato sheshet e Mesjetës, ku njerëzit eksitohen duke parë mish njeriu në zjarr. S’jemi më në shekullin XXI. Ti do që unë të iki. Kjo është gjëja më normale në botë, por si do iki unë?! Të paktën, hajde dhe më bind pse duhet të iki, ose të të bind unë pse s’duhet të iki!”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë e lidhi më tej qëndrimin e tij në detyrë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë: duan këtë gjë, duan këtë apo duan BE?”, tha ai.

Duke iu përgjigjur argumentit se largimi i tij nuk do të thotë që Shqipëria nuk mund të vijojë rrugën drejt BE-së, Rama sulmoi opozitën, të cilën e cilësoi të paaftë për ta çuar përpara procesin.

“Tani thonë disa: ‘Pse do ikësh ti e ne nuk do shkojmë në BE?’ Nuk po them që po patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, mediokrish, një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë se nuk më mundni dot me zgjedhje dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët te guri”, deklaroi Rama.

Kryeministri argumentoi se negociatat me BE-në ndodhen në një fazë me afate të përcaktuara dhe se kalendari aktual shtrihet deri në fund të vitit 2027. Sipas tij, puna me Komisionin Europian kërkon vijimësi të përditshme dhe një ndryshim në drejtimin e qeverisë do ta ndërpriste këtë proces.

“Negociatat kanë kalendar, kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë që ne të çojmë, korrigjojmë, të japim e të marrim me Komisionin. Kjo ndërpritet”, tha ai.
Rama shtoi se ardhja e një qeverie tjetër do të kërkonte kohë për t’u përfshirë në procesin e negociatave, ndërsa këmbënguli se shteti nuk mund të dorëzohet përballë protestave të dhunshme.

“Nëse unë iki dhe të vijë ai neoballisti apo ai neokomunisti, apo të mos hyjmë tani te i matufepsuri e i çurrufjapsuri, duhet një kohë e gjatë. Do thonë: ‘Ça është kjo?’ Po marr anën më të thjeshtë. Por, nga ana tjetër, nuk dorëzohet shteti para kësaj. Shteti që do dorëzohet para kësaj nuk e merr veten për vite e vite”, deklaroi kryeministri.

Megjithatë, Rama ftoi për dialog të rinjtë dhe studentët, duke u ofruar takime në Kryeministri apo në fakultete, me ose pa praninë e kamerave.

“Unë i ftoj këdo që do të bëjë dialog, këdo që do të më takojë, me kamera e pa kamera, në Kryeministri, në fakultet, të ulemi të flasim: çfarë keni, çfarë doni, çfarë mund të bëjmë për ju, çfarë mund të bëjmë më mirë”, tha ai.
Nga ana tjetër, për personat e maskuar paralajmëroi forcim të reagimit të shtetit.

“Patjetër do shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska. E ka edhe ligji që ti s’mund ta fshehësh identitetin. Kushdo që të flasë me mua pa maska më ka këtu. Kush do të më çojë me gurë e me maska, shtetin e ka përballë”, deklaroi Rama.

Kryeministri komentoi edhe përdorimin e plumbave të gomës nga Policia dhe angazhimin e forcave RENEA, duke deklaruar se këto të fundit kanë detyrë të ndërhyjnë kur ka kërcënim.

“RENEA ka detyrë të dalë kur ka kërcënim. RENEA del kur luan ndeshje futbolli Shqipëri me Serbi. Patjetër, doli dhe do dalë”, tha ai.

Në fund, Rama iu drejtua edhe pronarëve të bizneseve të dëmtuara gjatë protestave. Sipas tij, deri të shtunën në mesditë ishin rreth 50 subjekte të prekura, shumica biznese të vogla, të cilave premtoi mbështetje.

“Ne do t’u gjendemi pranë dhe do t’i bëjmë, siç di unë t’i bëj, më të mira, më të forta, se çdo gjë që nuk na vret, vetëm na forcon dhe kjo që po ndodh Shqipërinë do e nxjerrë më të fortë”, përfundoi Rama.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri i Aleancës: Kosova ka nevojë për ndryshim, koha jonë po vjen

Tahiri: Nuk është parakusht për anëtarësim në KiE, Qeveria “Kurti” e ka pranuar Asociacionin
18/10/2026 - 13:15

Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se koha e këtij subjekti politik po vjen. Ai ka përmendur dy organizimet e...

Më shumëDetails

“E nesërmja lind sot”, Endrit Thaçi publikon një fotografi emocionuese me babanë e tij, Hashim Thaçin

“E nesërmja lind sot”, Endrit Thaçi publikon një fotografi emocionuese me babanë e tij, Hashim Thaçin
18/10/2026 - 12:53

Endrit Thaçi ka ndarë një fotografi me babanë e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës. “E nesërmja lind sot”, ka shkruar...

Më shumëDetails

Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, pamjet brenda Gjykatës së Lartë në Tiranë, çfarë mbeti pas flakëve

Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, pamjet brenda Gjykatës së Lartë në Tiranë, çfarë mbeti pas flakëve
18/10/2026 - 12:30

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë, një ditë pasi protestuesit i vendosën flakën gjatë tubimit. Në pamjet e filmuara nga Top Channel shihen...

Më shumëDetails

Nga hekurudhat te Brezovica – ku duhet të investojë Kosova? Rafuna rendit projektet kapitale

Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
18/10/2026 - 11:51

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka veçuar lidhjet hekurudhore me portet e Durrësit dhe Selanikut, si dhe investimet në Brezovicë, ndër projektet kapitale që duhet...

Më shumëDetails

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
18/10/2026 - 11:25

Një fishek i gjetur brenda një veture gjatë një kontrolli policor në Prizren ka çuar deri te bastisja e shtëpisë së shoferit, i cili është marrë në pyetje...

Më shumëDetails

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik
18/10/2026 - 10:48

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet e ditëve të fundit për arrestime të mundshme të personave zyrtarë, duke bërë thirrje që publiku dhe mediat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë