Endrit Thaçi ka ndarë një fotografi me babanë e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës.
“E nesërmja lind sot”, ka shkruar Endriti krahas fotografisë, e cila ka tërhequr vëmendjen përmes rrjeteve sociale.
Publikimi vjen në një periudhë kur Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Fotografia dhe mesazhi i të birit përcjellin një moment emocional mes babait dhe djalit, duke shprehur shpresë për të ardhmen.


















