Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin

18/10/2026 - 17:32
në Lajme
A A
Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat në kryeqytet.

Në deklaratën e tyre ata kanë bërë thirrje që palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin.

“Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi frikën, shkatërrimin dhe përçarjen, por mbi dinjitetin, besimin e ndërsjellë dhe vullnetin për të gjetur zgjidhje paqësore.

Me përulësi i drejtohemi të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin dhe përgjegjësinë mbi përshkallëzimin, duke vendosur mbi çdo interes të ngushtë të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Joan Pelushi nga Katedralja Ngjallja në Tiranë gjatë meshës së ditës së sotme shprehu se në këtë situatë është e domosdoshme që të merren vendimet e duhura.

“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Kryepiskopi.

JU REKOMANDOJMË

Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
18/10/2026 - 18:34

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen...

Më shumëDetails

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje
18/10/2026 - 18:32

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe që t’i bashkohen mosbindjes civile, në mbështetje të protestave të studentëve...

Më shumëDetails

Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës
18/10/2026 - 18:30

Konflikti i njohur shumëvjeçar në Dukagjin mes familjeve Elshani dhe Kelmendëve s’ka të ndalur. Një therje me thika ka ndodhur sot në Pejë ku kanë qenë të përfshirë...

Më shumëDetails

Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”
18/10/2026 - 18:14

Gjatë hulumtimit për institucionet private shëndetësore dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen gjetje...

Më shumëDetails

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate
18/10/2026 - 17:43

Sot një javë, partitë shqiptare në Serbi do të garojnë së bashku. Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi në emisionin “Info Magazine” bëri të ditur se...

Më shumëDetails

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë
18/10/2026 - 17:13

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë