Një tjetër rast flagrant i dhunës dhe tejkalimit të kompetencave nga forcat e rendit është regjistruar sot, në ditën e shtatë të protestës masive në Tiranë.
Në zonën e Parkut Rinia, një efektiv i forcave operacionale është filmuar teksa ushtron dhunë të ashpër fizike ndaj një të riu.
Siç shihet nga pamjet e kapura nga dëshmitarët në vendngjarje, i riu dëgjohet t’i drejtohet efektivit me thirrjet “Nuk po bëj gjë!”, ndërsa mbrohet pa shfaqur asnjë shenjë agresiviteti.
Pavarësisht thirrjeve të tij, efektivi i policisë ka vijuar ta godasë brutalisht, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë te qytetarët që ndodheshin pranë.















