Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

22/10/2026 - 08:05
në Lajme
A A
Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit mbahet sot në Miloçer të Budvës, në Mal të Zi, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të disa vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në mesin e pjesëmarrësve pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në samit do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjatë qëndrimit në Mal të Zi do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve dhe udhëheqës politikë të vendit.

Samiti mbahet në kuadër të përmbylljes së kryesimit malazez të Procesit të Berlinit, ndërsa në fokus do të jenë bashkëpunimi rajonal, zbatimi i marrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrja e Kurtit vjen pas takimit që ai zhvilloi një ditë më parë me komisioneren Marta Kos në Shën Stefan të Malit të Zi. Në këtë takim u diskutua për reformat, integrimin evropian të Kosovës dhe nevojën që përparimi demokratik i vendit të shoqërohet me vendime konkrete nga institucionet evropiane.

Kurti ka theksuar se funksionalizimi i plotë i institucioneve do t’i mundësojë Kosovës përshpejtimin e reformave. Ai ka diskutuar gjithashtu për përfitimet nga integrimi në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), që sipas tij pritet t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit.

Kryeministri i Kosovës ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshirë marrëveshjen për njohjen e diplomave, duke theksuar se ajo duhet të zbatohet nga të gjitha palët, përfshirë Serbinë.

Sipas agjendës paraprake, mbërritja zyrtare e liderëve dhe deklaratat për media janë paraparë të nisin në orën 09:30, ndërsa samiti pritet të fillojë në orën 10:20.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përshpejtuar afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

JU REKOMANDOJMË

Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
22/10/2026 - 09:02

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, me datën 22.10.2026, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një...

Më shumëDetails

Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
22/10/2026 - 08:48

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të TV Dukagjinit brenda Presidencës. Para kthimit të ligjit,...

Më shumëDetails

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog
22/10/2026 - 08:36

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë...

Më shumëDetails

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti
22/10/2026 - 08:21

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie, duke theksuar se gara duhet...

Më shumëDetails

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë