Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt

26/10/2026 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se më 22 tetor 2026, Kryeprokurorja e kësaj Prokurorie ka pranuar një parashtresë nga tani e ndjera A.Z., përmes së cilës ka kërkuar ndërmarrjen urgjente të veprimeve ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse.

Kjo për shkak të pretendimeve për dështime në përmbushjen e detyrave zyrtare gjatë trajtimit të rasteve të saj, përfshirë edhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

‘’Pas pranimit dhe shqyrtimit të parashtresës, Kryeprokurorja, në kuadër të kompetencave ligjore, ka urdhëruar regjistrimin e saj për trajtim nga prokurori kompetent, me qëllim të vlerësimit të pretendimeve në aspektin e përgjegjësisë penale, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Njëkohësisht, parashtresa u është përcjellë për trajtim urgjent autoriteteve përkatëse institucionale, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Gjykatën Themelore në Pejë, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale, me kërkesën për shqyrtimin e pretendimeve dhe verifikimin e lëshimeve eventuale apo veprimeve të zyrtarëve përkatës, brenda përgjegjësive të tyre institucionale’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me kërkesën e viktimës për ekzekutimin e vendimit gjyqësor që kishte të bënte me shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë, Prokuroria njofton se ekzekutimi i këtij vendimi është mundësuar nga prokurorja kujdestare, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson se rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet e paraqitura në parashtresën e viktimës dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet përkatëse, do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm, në përputhje me procedurat ligjore dhe kompetencat përkatëse.

Prokuroria e konsideron të rëndësishëm informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me këtë çështje dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami për vrasjen e Arlinda Zekajt: S’ka më justifikime, nga i pari te i fundit duhet të japin përgjegjësi

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
26/10/2026 - 09:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas rastit tragjik të mbrëmshëm në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse. Ajo ka publikuar edhe një pjesë nga...

Më shumëDetails

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese
26/10/2026 - 08:46

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është emri që kryesoi Listën e Studentëve, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi,...

Më shumëDetails

Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
26/10/2026 - 08:35

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës, së cilës ia mori jetën kuntati i saj. Ky rast ka zgjuar reagime...

Më shumëDetails

Kolaps brenda SNS-së: Momenti kur Brnabiq përplaset me qytetarët që festonin humbjen e Vuçiqit

Kolaps brenda SNS-së: Momenti kur Brnabiq përplaset me qytetarët që festonin humbjen e Vuçiqit
26/10/2026 - 08:26

Ana Brnabiq, ushtruesja e detyrës së presidentes së Serbisë dhe kryetare e Kuvendit serb, është përfshirë në një përplasje verbale me një grup qytetarësh në Beograd, pasi presidenti...

Më shumëDetails

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
26/10/2026 - 08:01

Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore të sigurojë shumicën në parlamentin e ri. Sipas...

Më shumëDetails

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë
25/10/2026 - 23:56

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë