Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kolaps brenda SNS-së: Momenti kur Brnabiq përplaset me qytetarët që festonin humbjen e Vuçiqit

26/10/2026 - 08:26
në Lajme
A A
Kolaps brenda SNS-së: Momenti kur Brnabiq përplaset me qytetarët që festonin humbjen e Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ana Brnabiq, ushtruesja e detyrës së presidentes së Serbisë dhe kryetare e Kuvendit serb, është përfshirë në një përplasje verbale me një grup qytetarësh në Beograd, pasi presidenti Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pamjet e publikuara nga e përjavshmja beogradase Vreme tregojnë Brnabiqin duke iu afruar qytetarëve që po festonin fitoren e listës studentore, të cilët, sipas saj, ‘e kishin ofenduar teksa po kalonte me veturë’.

“Ma thuaj tani, kush është p…a? Kush është p…a, ju apo unë?”, dëgjohet duke i thënë ajo njërit prej të pranishmëve, i cili mbante një birrë në dorë.

Kur qytetari e pyeti se si kishte mundur t’i dëgjonte fyerjet përmes xhamave të blinduar të veturës, Brnabiq këmbënguli që ai t’i përsëriste ato drejtpërdrejt në sy.

“Pra, p…a jemi vetëm derisa të vijmë t’ju shikojmë në sy”, tha ajo gjatë debatit, ndërsa në një moment shtyu dorën e një gruaje që ndodhej aty.

Një tjetër qytetar i tha se fjala e saj nuk kishte më vlerë. Brnabiq iu përgjigj se nuk kishte veturë të blinduar dhe se nuk frikësohej nga populli i saj.

“Është e lehtë të ofendoni kur nuk keni kush t’ju përgjigjet. Frikacakë”, u tha ajo të pranishmëve.

Në një moment, Brnabiq doli në rrugë dhe qëndroi në mes të korsisë së automjeteve, duke bërtitur: “Ecni, goditni!”. Ndërkohë, qytetarët i uronin natën e mirë dhe këndonin këngë në shenjë feste, përfshirë edhe “E tasg adio”.

Përplasja ndodhi gjatë natës, kur qytetarët në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë festonin fitoren e listës “Lista Studentore – Studentët Fitojnë”.

Sipas projeksionit të CeSID-it dhe Ipsos-it, bazuar në 96 për qind të mostrës së përpunuar, lista studentore fitoi 140 mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa lista e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, siguroi 103 mandate.

Brnabiq ishte kandidate në listën e Vuçiqit.

JU REKOMANDOJMË

Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!

Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!
26/10/2026 - 09:25

Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekës po qëndron me infuzion pas vrasjes së klientes së saj në mënyrë mizore mbrëmë në Vitomiricë të Pejës. Në një intervistë për...

Më shumëDetails

Bajrami për vrasjen e Arlinda Zekajt: S’ka më justifikime, nga i pari te i fundit duhet të japin përgjegjësi

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
26/10/2026 - 09:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas rastit tragjik të mbrëmshëm në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse. Ajo ka publikuar edhe një pjesë nga...

Më shumëDetails

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese
26/10/2026 - 08:46

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është emri që kryesoi Listën e Studentëve, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi,...

Më shumëDetails

Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
26/10/2026 - 08:35

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës, së cilës ia mori jetën kuntati i saj. Ky rast ka zgjuar reagime...

Më shumëDetails

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt
26/10/2026 - 08:11

Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se më 22 tetor 2026, Kryeprokurorja e kësaj Prokurorie ka pranuar një parashtresë nga tani e ndjera A.Z., përmes së cilës...

Më shumëDetails

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
26/10/2026 - 08:01

Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore të sigurojë shumicën në parlamentin e ri. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë