Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në mbrojtjen e saj.Duke folur në Kuvend, Kadrijaj ka shprehur bashkëndjenjën me familjen e Arlindës, ndërsa ka kritikuar eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas saj, po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia institucionale.
“Përgjegjësia është e këtyre njerëzve prapa këtu, e Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj nga foltorja.Ajo ka kërkuar shkarkime dhe llogaridhënie në hierarkinë institucionale, duke theksuar se Arlinda u ishte drejtuar Qeverisë dhe institucioneve për ndihmë.
“Jepni përgjegjësi për ato që kanë ndodhur, shkarkime për njerëzit dhe për gjithë hierarkinë, sepse Arlinda i është drejtuar Qeverisë dhe institucioneve. Përgjegjësia është e juaja, Qeveri, dhe ministrave tuaj”, ka thënë Kadrijaj.















