Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja denoncoi bashkëshortin për kanosje, Policia zbulon dy armë të gjata në shtëpinë e familjes në Vushtrri

27/10/2026 - 08:38
në Lajme
A A
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes në Vushtrri ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e dy armëve të gjata në një shtëpi në fshatin Novolan, pasi viktima kishte paralajmëruar Policinë për praninë e armëve në pronën familjare.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë trajtimit të rastit për dhunë në familje dhe kanosje, gruaja kishte deklaruar para hetuesve se bashkëshorti i saj posedonte armë të gjata.

Ky informacion ka bërë që Policia të zgjerojë veprimet hetimore, ndërsa gjatë intervistimit bashkëshorti ka pretenduar se armët nuk ishin të tijat, por i përkisnin babait të tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Sh. Zh. rreth 73-vjeç, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri për t’u intervistuar lidhur me armët.

Pas marrjes së informacioneve, njësia e hetimeve ka kryer kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Novolan.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, njëra e tipit M98 dhe tjetra po ashtu armë e gjatë, modeli i së cilës nuk është specifikuar në raportin fillestar.

Armët janë sekuestruar në kuadër të procedurës për dyshimet lidhur me posedimin e paautorizuar të tyre.

Pas përfundimit të veprimeve policore, është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar që rasti të vazhdojë të hetohet.

Sh. Zh. është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e posedimit të armëve dhe përgjegjësinë eventuale penale.

Ndërkohë, informacionet fillestare nuk sqarojnë nëse armët e sekuestruara ishin përdorur apo përmendur gjatë kanosjes së raportuar nga viktima.

Shënim: Personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Lidhja e shkurtër/ZRRE-ja i jep kontratë rreth 800 mijë € biznesmenit të afërt me LDK-në

Lidhja e shkurtër/ZRRE-ja i jep kontratë rreth 800 mijë € biznesmenit të afërt me LDK-në
27/10/2026 - 09:21

Mbi 13 mijë euro në muaj, apo rreth 160 mijë euro në vit, i paguan Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nga 1 gushti i këtij viti kompanisë...

Më shumëDetails

Më 22 tetor Arlinda Zekaj thirri në numrin 192, Policia u vonua 70 minuta të shkonte, nuk pati veturë

Dokumenti që rëndon dyshimet për dështim institucional në rastin e Arlinda Zekajt: Avokatja denoncoi prokuroren për shkelje të rënda, kërkoi hetim disiplinor dhe sigurimin e provave
27/10/2026 - 09:11

Arlinda Zekaj, gruaja që u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, katër ditë para vrasjes kishte telefonuar Policinë për t’u ankuar lidhur me moszbatimin e...

Më shumëDetails

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

Bejrani: Çmimet e derivateve në rënie, pa parashikime për ditët në vijim
27/10/2026 - 09:00

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin...

Më shumëDetails

Gjendet i zhveshur dhe i mbuluar me lëndime në shtëpinë ku jetonte i vetëm – 84-vjeçari nga Deçani në rrezik për jetë, dyshohet për sulm të rëndë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
27/10/2026 - 08:50

Një ngjarje e rëndë dhe ende e paqartë ka ndodhur të hënën në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një burrë i moshuar është gjetur në gjendje të rëndë...

Më shumëDetails

Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës

Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit
27/10/2026 - 08:21

Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në rend dite janë çështje që lidhen me ekonominë, sigurinë, arsimin, mirëqenien sociale, bujqësinë dhe fusha të...

Më shumëDetails

11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian
27/10/2026 - 08:09

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë