Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E pranoj se e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në prokurori e Jeton Sylajt

27/10/2026 - 14:23
në Lajme
A A
Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj.

Në dosjen e siguruar nga Klankosova.tv, fokusi kryesor bie mbi deklaratën e vetë të dyshuarit, i cili para prokurorit ka pranuar fjalët kërcënuese ndaj ish-gruas, por është arsyetuar se këtë e ka bërë në mbrojtje të djalit të tyre 12-vjeçar.

Sipas shkresave të lëndës, rasti fillimisht ishte iniciuar më 10 korrik 2026, kur e dëmtuara kishte denoncuar Sylajn për dhunë në familje dhe kanosje. Fillimisht, në stacionin policor më 14 korrik, i dyshuari kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje, duke deklaruar se do t’i paraqiste faktet vetëm para prokurorit të shtetit.

Në procesverbalin e marrjes në pyetje në Prokurorinë Themelore në Pejë, më 23 korrik 2026, Jeton Sylaj ka rrëfyer versionin e tij mbi ngjarjen dhe raportet me ish-bashkëshorten.

Ai ka pranuar hapur se ka përdorur fjalë të rënda kërcënuese ndaj saj.

“Është e vërtet se unë Arlindës i kam thënë fjalët ‘kom met mbyt, kom met ngre zhag’, mirëpo të njëjtat ia kam thënë sepse djali im është ndjerë i rrezikuar, sepse nëna e tij ka gënjyer, ka shkuar te familja ime në Deçan dhe djali im ndihet gjithmonë i frikësuar nga nëna e tij… Tjetër nuk kam çka të shtojë veçse unë e pranoj që kam kryer kanosje, e kam bërë vetëm për shkak të djalit tim,” ka deklaruar Sylaj para prokurorit.

I dyshuari ka pretenduar se ndarja e tyre ka ndodhur rreth një vit më parë, ndonëse nuk janë divorcuar ende ligjërisht për shkak se ai jeton në SHBA dhe ajo në Kosovë.

Ai ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes, duke pretenduar se ajo “qëllimin e ka pasur te paratë” dhe se i ka marrë pasaportën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Skandali që ngre pikëpyetje për Prokurorinë e Pejës: Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti të hënën në mëngjes

Skandali që ngre pikëpyetje për Prokurorinë e Pejës: Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti të hënën në mëngjes
28/10/2026 - 17:57

Një detaj tronditës ka dalë në dritë nga raporti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, e cila u vra të dielën në...

Më shumëDetails

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë
28/10/2026 - 17:49

Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur mjete piroteknike. Në dyert e Qeverisë...

Më shumëDetails

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
28/10/2026 - 17:26

Protesta e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe te Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pasi protestuesit kanë kaluar më herët në Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin...

Më shumëDetails

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës
28/10/2026 - 17:20

Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pas marshimit drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Para objektit të Policisë, protestuesit kanë...

Më shumëDetails

“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së

“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së
28/10/2026 - 17:15

Ka vazhduar marshi i protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë e vrara në Kosovë, ku po marrin pjesë qytëtarë të shumtë, përfshirë familjarë të Arlinda...

Më shumëDetails

“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin

“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
28/10/2026 - 17:10

Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, po vazhdon. Pankarta me mesazhe emocionuese po mbahen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë