Një person ka humbur jetën tragjikisht sot në vendin e tij të punës në fshatin Dubravë të Istogut.
Gazeta Online Veriu.info ka mësuar nga burimet se viktima është Xhem Kadriu nga fshati Kopiliq i komunës së Skenderajt.
Vdekjen e një personi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
















