Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kanë deklaruar se BE-ja mbetet e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e re të Serbisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, ato theksuan se procesi i anëtarësimit në BE kërkon përparim në kriteret demokratike, pavarësinë e gjyqësorit dhe respektimin e të drejtave themelore, përfshirë lirinë e medias.
Postimi i plotë:
BE-ja mbetet e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e re serbe mbi aspektet thelbësore të procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht sa i përket kritereve demokratike, gjyqësorit të pavarur dhe të drejtave themelore, përfshirë lirinë e medias.
















