Zemaj ka kritikuar shtyrjen e përgjegjësisë, duke thënë se protestat do t’i detyrojnë përgjegjësit të japin llogari dhe të japin dorëheqje.
“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, shkruan Zemaj.













