Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal që u kërkua tërheqja e Ligjit për Specialen

27/10/2026 - 21:19
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal që u kërkua tërheqja e Ligjit për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kërkesa e partisë së tij që Ligji për Gjykatën Speciale të kthehet në Kuvend ka qenë një “gabim fatal”.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Hoxhaj tha se ligji përbën një pozicionim politik në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë dhe se PDK-ja duhet të vazhdojë angazhimin për forcimin e tij.

“Së pari, nuk kemi hequr dorë prej ligjit, e as nuk e kemi anuluar. Ne e shohim ligjin si një pozicionim politik për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Moralisht, duhet të luftojmë edhe më tutje si PDK që ta forcojmë këtë ligj”, tha Hoxhaj.

Ai u shpreh i bindur se ligji javën e ardhshme do të jetë në Komisionin për Legjislacion.

“Jam më se i bindur se javën e ardhshme ligji do të jetë në Komisionin për Legjislacion. Kërkesa jonë që ky ligj të tërhiqet ka qenë një gabim fatal, ka qenë e panevojshme dhe e pa domosdoshme”, deklaroi ai.

Hoxhaj tha se mendimet për një ligj më të fortë kanë ekzistuar edhe natën kur ai është miratuar, por sipas tij, është e rëndësishme që ligji të miratohet sa më shpejt.

“Mendimet që ligji të jetë më i fortë kanë ekzistuar edhe natën kur e kemi miratuar ligjin. Në bindjen time të plotë, me rëndësi është që ne ta kemi këtë ligj të miratuar sa më shpejt, sepse tërheqja e tij ka qenë gabim fatal”, tha ai.

Sipas Hoxhajt, përtej qëndrimit të tij se kërkesa ishte gabim, urgjente për PDK-në është që ligji të kthehet dhe të miratohet në Kuvend.

PDK-ja i kishte kërkuar presidentes që të mos e dekretonte ligjin, por ta kthente atë në Kuvend.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”
27/10/2026 - 22:59

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25...

Më shumëDetails

Po punonte për asfaltimin e rrugës, humb jetën 20-vjeçari R.A.

Po punonte për asfaltimin e rrugës, humb jetën 20-vjeçari R.A.
27/10/2026 - 22:50

jë i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini, 20 vjeç, banues në Trevi, u përfshi...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Asnjë arrestim i zyrtarëve përgjegjës, asnjë dorëheqje – Shihemi nesër në protesta!

LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike
27/10/2026 - 22:32

Ermal Sadiku, deputet i LDK, ka reaguar 48 orë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe dorëheqjeve nga zyrtarët përgjegjës. Përmes një postimi,...

Më shumëDetails

Raportohet se Albert Sylaj ka komunikuar me policinë – ja se si i kërcënoi

Raportohet se Albert Sylaj ka komunikuar me policinë – ja se si i kërcënoi
27/10/2026 - 22:13

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke refuzuar të dorëzohet. Informacionin...

Më shumëDetails

Enver Hasani i prerë: Ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshohet dhe të plotësohet

Enver Hasani i prerë: Ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshohet dhe të plotësohet
27/10/2026 - 22:01

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshohet dhe as të plotësohet. “Pajtohem me Albulena Haxhiun që thotë se...

Më shumëDetails

Krasniqi: Letra lapidare e Arlinda Zekajt duhet të vendoset në çdo institucion të Republikës, le të protestojmë jo veç nesër por çdo ditë para qeverisë

Krasniqi: Letra lapidare e Arlinda Zekajt duhet të vendoset në çdo institucion të Republikës, le të protestojmë jo veç nesër por çdo ditë para qeverisë
27/10/2026 - 21:43

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se letra lapidare e Arlinda Zekajr e cila sipas saj vizaton si kurrë më parë mjerimin institucional dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryeprokurori i Shtetit nxjerrë tri vendime që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë