Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për zhvarrosje të realizuar nga autoritetet kompetente.
Sipas raportit policor, më 27 tetor 2026, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin gjyqësor për zhvarrosje në një lokacion të kësaj zone.
‘”Mitrovicë Veri 1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për egazminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.













