Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk e meritojnë këtë fanellë”, legjendat e Man Utd shpërthejnë ndaj lojtarëve aktualë

28/10/2026 - 13:50
në Sport
A A
“Nuk e meritojnë këtë fanellë”, legjendat e Man Utd shpërthejnë ndaj lojtarëve aktualë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kriza e Manchester Unitedit ka nxitur reagime të ashpra nga dy prej legjendave të klubit, Paul Scholes dhe Wayne Rooney.

Pas paraqitjeve zhgënjyese të fundit të “Djajve të Kuq”, të dy kanë kritikuar lojtarët, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e tyre dhe aftësinë për ta përfaqësuar një klub me historinë e Unitedit.

Scholes e drejtoi kritikën kryesisht ndaj kapitenit Bruno Fernandes, ndërsa Rooney ishte edhe më i ashpër me të gjithë skuadrën, duke akuzuar futbollistët për mungesë sakrifice dhe përkushtimi në fushë.

Scholes e vë në dyshim kapitenin Bruno Fernandes

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit kritikoi Bruno Fernandesin pas deklaratave të portugezit ndaj trajnerit Michael Carrick, pas humbjes së rëndë kundër Comos në Ligën e Kampionëve.

“Si mund t’i besojë dikush Bruno Fernandesit si kapiten të cilësdo skuadër ku do të luajë tani? Mendoj se ndoshta duhet të largohet nga futbolli evropian dhe të shkojë në Arabinë Saudite, thjesht të largohet nga kjo situatë”, deklaroi Scholes.

Ai vazhdoi me kritika të drejtpërdrejta ndaj kapitenit të Unitedit, duke vënë në dyshim besimin që trajnerët dhe stafi mund të kenë tek ai.

“Nuk mendoj se ndonjë trajner apo anëtar i stafit mund t’i besojë pas asaj që ndodhi”, shtoi ish-futbollisti anglez.

Rooney: “Unë të paktën vrapoja dhe luftoja për ekipin”

Wayne Rooney, një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e klubit, nuk i kurseu kritikat për pjesën tjetër të skuadrës.

Ai tha se lojtarët aktualë nuk kanë argumente të forta për t’u mbrojtur nga kritikat, sidomos për mënyrën se si po paraqiten në fushë.

“Nuk mendoj se lojtarët kanë argumente të forta për t’u mbrojtur. Unë isha një lojtar që mund të shënoja gola dhe kisha cilësi, por të paktën vrapoja, punoja fort dhe angazhohesha për ekipin”, tha Rooney.

Ish-sulmuesi anglez shtoi se do të dëshironte të hynte në dhomën e zhveshjes për t’u kërkuar llogari futbollistëve.

“Do të doja të hyja atje, t’i ulja të gjithë dhe t’i pyesja: ‘Çfarë po bëni? Çfarë lloj paraqitjeje mendoni se është kjo? A mendoni vërtet se e meritoni ta vishni këtë fanellë, duke parë mënyrën se si lëvizni në fushë?’”, përfundoi Rooney.

Deklaratat e dy legjendave vijnë në një periudhë të vështirë për Manchester Unitedin, ku rezultatet e dobëta dhe tensionet rreth skuadrës kanë shtuar presionin mbi lojtarët dhe trajnerin Michael Carrick. /Express

JU REKOMANDOJMË

Real Madridi u kërkon falje publike kinezëve pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes

Real Madridi u kërkon falje publike kinezëve pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes
28/10/2026 - 14:28

Real Madridi zyrtarisht i ka kërkuar falje publike popullit kinez pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes në lidhje me ish-liderin e tyre Mao Ce Dun. Sulmuesi francez e...

Më shumëDetails

Barcelona nuk e harron talentin që i iku në vitin 2024, synon transferimin e tij në verë

Barcelona synon tri transferime të mëdha në verë, kjo është lista e lojtarëve që ata duan
28/10/2026 - 14:00

Barcelona ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Lucas Bergvall, pasi talenti suedez po has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta këtë sezon në Londrën Veriore. Pavarësisht...

Më shumëDetails

Vuri vetëm 4 funte bast, tifozi anglez bëhet MILIONER falë kornerëve!

Vuri vetëm 4 funte bast, tifozi anglez bëhet MILIONER falë kornerëve!
28/10/2026 - 10:10

Një tifoz 45-vjeçar i Aston Villa-s nga Portsmouthi ka përjetuar mrekullinë e jetës së tij, duke shndërruar një investim qesharak prej vetëm 4 paundësh (rreth 4.77 euro) në...

Më shumëDetails

Skandal në aeroport: Babai i Yamalit akuzohet se e pështyu një punonjëse në fytyrë

Skandal në aeroport: Babai i Yamalit akuzohet se e pështyu një punonjëse në fytyrë
28/10/2026 - 09:45

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një tjetër polemikë. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai dyshohet se e shkaktoi një incident në...

Më shumëDetails

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji
27/10/2026 - 21:06

Lamine Yamal ka reaguar pas ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, duke thënë se është i bindur se një ditë do të vijë momenti i tij. Ylli...

Më shumëDetails

Yamal ka kohë: Messi, Cristiano Ronaldo dhe legjendat e tjera e fituan Topin e Artë pas moshës 20-vjeçare

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
27/10/2026 - 14:30

Lamine Yamal nuk arriti ta fitojë Topin e Artë 2026, pasi përfundoi në vendin e tretë, pas Harry Kane dhe Kylian Mbappé. Megjithatë, talenti i Barcelonës ka ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë