Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, po vazhdon.
Pankarta me mesazhe emocionuese po mbahen në duart e protestuesve, ndër tjerash edhe një me fotografinë e Arlindës me djalin e saj, me shkrimin “Nana të dua shumë”.
Familjarët e Arlindës, e cila u vra nga kunati i saj, po marshojnë bashkë me shumë qytetarë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Në krye të marshit, ata po kërkojnë drejtësi, për rastin që thanë se nuk po munden ta përballojnë.















