Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali që ngre pikëpyetje për Prokurorinë e Pejës: Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti të hënën në mëngjes

28/10/2026 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali që ngre pikëpyetje për Prokurorinë e Pejës: Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti të hënën në mëngjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një detaj tronditës ka dalë në dritë nga raporti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje, më 25 tetor 2026, në Vitomiricë të Pejës.

Sipas komunikatës zyrtare të KGJK-së, Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë kundër bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, vetëm të hënën, më 26 tetor 2026, në orën 08:56.

Pra, Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, ndërsa aktakuza ndaj bashkëshortit të saj mbërriti në gjykatë mëngjesin e ditës pasuese.

Kjo kronologji ngre pyetje serioze për veprimet e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe për kohën kur ishte vendosur të ndërmerreshin veprime penale ndaj bashkëshortit të viktimës.

A ishte përgatitur aktakuza përpara vrasjes së Arlindës, apo u përpilua dhe u dorëzua vetëm pasi ajo humbi jetën?

Pse aktakuza nuk kishte mbërritur në gjykatë përpara se Arlinda të vritej? A kishte pasur vonesa në trajtimin e rastit dhe kush mban përgjegjësi për to?

Këto janë disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Prokuroria Themelore në Pejë.

KGJK ka konfirmuar se aktakuza me numër PP/II Nr.1340/2026 është pranuar më 26 tetor, në orën 08:56, dhe është regjistruar menjëherë në sistemin gjyqësor.

Ndërkohë, nga inspektimi ka rezultuar se Arlinda kishte urdhër mbrojtës që nga 7 shtatori 2026 dhe se më 17 shtator ishte ankuar te kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, duke pretenduar se gjyqtari i çështjes kishte vendosur në kundërshtim me ligjin dhe jashtë afateve ligjore.

Rasti ngre një pyetje thelbësore: A vepruan institucionet me kohë për ta mbrojtur Arlindën, apo masat e ndërmarra rezultuan të pamjaftueshme për të parandaluar tragjedinë?

Përgjigjja kërkon sqarimin e plotë të kronologjisë së veprimeve të Prokurorisë, Gjykatës dhe Policisë./GazetaSinjali

JU REKOMANDOJMË

Revolta për Arlinda Zekajn nuk ndalet, protesta vazhdon nesër në orën 16:00

“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
28/10/2026 - 18:54

Protesta e sotme në Prishtinë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ka përfunduar, por thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale do të vazhdojnë edhe nesër. Dhjetëra protestues...

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekajt, KGjK publikon raportin e inspektimit në Gjykatën e Pejës

Rasti i Arlinda Zekajt, KGjK publikon raportin e inspektimit në Gjykatën e Pejës
28/10/2026 - 18:34

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka publikuar një komunikatë lidhur me inspektimin e kryer në Gjykatën Themelore në Pejë, për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra...

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për Albert Sylën

Raportohet se Albert Sylaj ka komunikuar me policinë – ja se si i kërcënoi
28/10/2026 - 18:27

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas njoftimit të gjykatës, Departamenti për Krime të Rënda...

Më shumëDetails

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë
28/10/2026 - 17:49

Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur mjete piroteknike. Në dyert e Qeverisë...

Më shumëDetails

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
28/10/2026 - 17:26

Protesta e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe te Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pasi protestuesit kanë kaluar më herët në Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin...

Më shumëDetails

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës
28/10/2026 - 17:20

Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pas marshimit drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Para objektit të Policisë, protestuesit kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë