Në Prishtinë, është duke u zhvilluar protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protesta, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Në një nga pankartat e protestuesve, shihet ministrja Donika Gërvalla, ku shkruhet ‘’gjumi s’ka me iu nxanë’’.
Po ashtu, protestuesit, janë parë teksa mbajnë pankarta me shënimin ‘’Sveçla Out’’, duke kërkuar kështu dorëheqjen e Xhelal Sveçlës.

















