Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë

31/10/2026 - 16:10
në Lajme
A A
BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk ndryshojnë bazat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe obligimet që palët kanë marrë përsipër në kuadër të këtij procesi.

Në një përgjigje për Kallxo.com, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka theksuar se dialogu nuk varet nga liderët individualë politikë dhe se të gjitha zotimet e deritanishme mbeten në fuqi.

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk i ndryshojnë bazat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja apo obligimet e ndërmarra nga palët”- thuhet në përgjigjen e BE-së.

BE-ja ka rikujtuar se këto obligime përfshijnë edhe ato që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e vitit 2023, si dhe Aneksi i Zbatimit të saj, i njohur si Marrëveshja e Ohrit.

“Dialogu, i lehtësuar nga BE-ja, nuk varet nga liderët individualë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten të vlefshme, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”- thuhet më tej në përgjigje.

Sa i përket mundësisë së ndryshimit të qëndrimit negociues të Serbisë pas zgjedhjeve, zëdhënësi i BE-së ka vlerësuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime.

“Në këtë fazë, do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për implikimet e tyre në dialog”- thuhet në përgjigje.

BE-ja pret që Serbia të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialog, të respektojë zotimet ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, t’i respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve. BE-ja është e gatshme të angazhohet me udhëheqjen e re për të siguruar vazhdimësinë dhe për të ruajtur dinamikën e procesit”- tha zëdhënësi.

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur diskutime për të ardhmen e dialogut Kosovë- Serbi dhe ndikimin e mundshëm në përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë.

Ndonëse qëndrimet e kësaj lëvizjeje për Kosovën nuk dallojnë dukshëm nga ato të pushtetit të deritashëm të Vuçiqit, mbetet e paqartë nëse ndryshimi politik në Beograd do të sjellë një qasje të re ndaj dialogut mes dy shteteve.

Lista Studentore, e dalë nga protestat kundër korrupsionit në Serbi, ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit 2026, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të drejtuar nga Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, ndryshimi i shumicës parlamentare nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe ndryshimin e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës.

Qëndrimi i përbashkët i kësaj lëvizjeje politike është se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, siç shkruan në Kushtetutën e vendit”. Gjatë fushatës zgjedhore, ata shprehën qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë, kërkuan rishqyrtimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën dhe rikthimin e çështjes së statusit të saj në Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje mbanin simbolikisht me vete Kushtetutën e Serbisë gjatë fushatës, me mesazhin se do ta mbronin dhe se do të vepronin vetëm në përputhje me të.

Megjithatë, përfaqësuesi i kësaj liste, Illija Sërdanoviq, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se vazhdimi i dialogut për çështjen e Kosovës është pjesë themelore e planit të tyre politik.

“Mbetemi të hapur dhe lëmë hapësirë për dialog të hapur dhe për zgjidhjen e çështjeve, para së gjithash, në interes të qytetarëve tanë dhe të të gjithëve në bashkësinë ndërkombëtare”- ka deklaruar Sërdanoviq. Megjithatë, ai ka theksuar se marrëveshjet e arritura më parë mund të rishqyrtohen për të vlerësuar nëse janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se edhe pse është shenjë e mirë rënia e Vuçiqit, nuk presin ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.

“Së pari është shumë e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen. Nuk kemi shumë besim që do të ndryshojë shumë mendësia atje në Serbi. Megjithatë, Republika e Kosovës do të qëndrojë e fortë përballë çdo sfide që ka para vetes”- tha ajo për mediat në Maqedoni të Veriut më 27.10.2026.

Ndryshimi politik në Serbi vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian vazhdon të shprehë gatishmërinë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.

Megjithatë, zhvillimi i dialogut nuk varet vetëm nga ndryshimi i pushtetit në Beograd, por edhe nga qasja e Bashkimit Evropian dhe gatishmëria e të dyja palëve për të zbatuar marrëveshjet.

Profesori dhe bashkëpunëtori i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serëer, ka vlerësuar më herët se dialogu nuk mund të sjellë rezultate konkrete nëse kërkesat e BE-së vazhdojnë të përqendrohen kryesisht te Kosova.

“Nëse Brukseli vazhdon t’i japë përparësi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa kërkuar asgjë në këmbim nga Serbia për Kosovën, dialogu do të vazhdojë të mos çojë askund”- ka thënë Serwer në një intervistë për KALLXO.com.

Sipas tij, Asociacioni nuk duhet të trajtohet si prioritet pa u adresuar kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa Serbia duhet të japë hapa konkretë në raport me Kosovën.

Në anën tjetër, Fabienne Hara, drejtoreshë e Programit për Evropën, e ka cilësuar fitoren e Listës Studentore si një ndryshim të rëndësishëm politik dhe si dëshmi të angazhimit të të rinjve dhe shoqërisë civile për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

Sipas saj, ndryshimet politike në Serbi mund të krijojnë mundësi për marrëdhënie më konstruktive ndërmjet Beogradit dhe Bashkimit Evropian.

“Ky ndryshim mund të krijojë një mundësi të rrallë për të bërë përparim drejt zgjidhjes së konfliktit të gjatë dhe thellësisht përçarës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”- ka vlerësuar Hara.

JU REKOMANDOJMË

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
31/10/2026 - 18:04

Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima...

Më shumëDetails

Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane
31/10/2026 - 17:38

Gazeta gjermane BILD raporton se një 23-vjeçar nga Unna, i cili ishte në përgatitje profesionale për punë në kompaninë hekurudhore Deutsche Bahn, është arrestuar nën dyshimin për planifikimin...

Më shumëDetails

Nis protesta kundër vrasjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt

Nis protesta kundër vrasjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt
31/10/2026 - 17:29

Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, teksa protestuesit dëgjohen duke thirrur “gra revoltohuni”....

Më shumëDetails

Profesori amerikan Ben-Meir për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë

Profesori amerikan Ben-Meir për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë
31/10/2026 - 17:14

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje. Në...

Më shumëDetails

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Vuçiq: Milan Radoiçiq dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe
31/10/2026 - 16:50

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Republikës së Kosovës. Ai pretendon se një veprim...

Më shumëDetails

Nëntë familje në Mitrovicë në kontest me Infrakos për pronën ku jetojnë prej më shumë se 20 vjetësh

Nëntë familje në Mitrovicë në kontest me Infrakos për pronën ku jetojnë prej më shumë se 20 vjetësh
31/10/2026 - 16:37

Nëntë familje të zhvendosura nga veriu i Mitrovicës, të cilat pas luftës ndërtuan shtëpitë e tyre në Zonën Industriale në jug të qytetit, janë në kontest gjyqësor me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë