Në konferencën për shtyp para përballjes Bayern Munich dhe Atletico Madrid, trajneri Simeone drejtuar pyetjeve për fituesin e Topit të Artë nuk hezitoi të përgjigjej.
Simeone, përgëzoi Harry Kane, duke e quajtur lojtar të jashtëzakonshëm dhe meritor të çmimit!
“Dua ta përgëzoj Harry Kane-in për fitimin e ‘Topit të Artë’, të cilin e meritonte plotësisht”.
“Ai është i jashtëzakonshëm. Më ka pëlqyer gjithmonë. Ndërsa është pjekur me kalimin e viteve, ka mësuar të gjejë pozicione më të mira pa u larguar nga porta. Ai e kupton se çfarë i duhet skuadrës”, deklaroi ai.
Trajneri foli edhe për përkushtimin e lojtarit, gatishmërinë për ekip kur është e nevojshme, dhe ndihmën që bënë ai në ndërtimin e aksioneve.
Përveç kësaj Siemone Harry-n e quajti edhe golashënues të lindur dhe një vlerë e madhe për futbollin ku ai lë pas një trashëgimi dhe i tregon brezit të ri se si mund të arrihet në majat më të larta.















