Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani për gazetën malazeze: S’ka udhëheqës të gjithë shqiptarëve në rajon

03/11/2026 - 17:55
në Lajme
A A
Enver Hasani për gazetën malazeze: S’ka udhëheqës të gjithë shqiptarëve në rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në opinionin politik të rajonit po shtrohet gjithnjë e më shpesh çështja e rivalitetit ndërmjet politikanëve kryesorë shqiptarë, veçanërisht kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Qasjet e tyre të ndryshme ndaj bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve me fqinjët dhe aleatët perëndimorë nxisin diskutime nëse pas mosmarrëveshjeve politike qëndron edhe një luftë për ndikim më të gjerë ndër shqiptarët që jetojnë në disa shtete të Ballkanit.

– Siç shihet, kjo nuk ka të bëjë aspak me marrjen e udhëheqjes mbarëshqiptare nga ndonjëri prej tyre: as nga Sali Berisha, as nga Edi Rama, as nga Ali Ahmeti, as nga Albin Kurti – tha në një intervistë për gazetën malazeze “Dan” prof. dr. Enver Hasani.

Hasani vlerëson se mosmarrëveshjet politike ndërmjet udhëheqësve shqiptarë nuk përbëjnë një luftë për udhëheqjen mbarëshqiptare, se ideja e bashkimit kombëtar sot është kryesisht retorikë politike dhe se NATO-ja mbetet garantuesi kryesor i stabilitetit në Ballkan.

Hasani, profesor i rregullt i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës dhe ish-dekan i Fakultetit Juridik, ish-drejtues i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë të Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrës në negociatat e paqes në Rambuje në vitin 1999, konsideron se protestat e fundit e kanë dobësuar ndjeshëm Edi Ramën. Ai jep vlerësime të ashpra për marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit shqiptar dhe Albin Kurtit dhe hedh poshtë mundësinë që ndonjëri prej politikanëve kryesorë shqiptarë të përfaqësojë sot të gjithë shqiptarët në rajon.

• Si i vlerësoni protestat e fundit dhe tensionet politike në Shqipëri? A mund ta dobësojnë ato seriozisht pozitën e Edi Ramës dhe ndikimin e tij politik në rajon?

Enver Hasani: Sigurisht që e kanë dobësuar ndjeshëm. Gjasat janë të vogla që Edi Rama të mbijetojë politikisht protestat dhe trazirat që po vazhdojnë. Arsyeja pse ai nuk jep dorëheqje dhe nuk dëshiron një qeveri teknike që do të organizonte zgjedhje të reja është frika, e cila është reale, nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Shqipërisë).

Përmasat e korrupsionit dhe të trafikut të narkotikëve gjatë kohës së Edi Ramës kanë arritur përmasa galopante, një dukuri që duhet vënë nën kontroll, sepse rrezikon proceset e tjera rajonale. Një situatë përafërsisht e ngjashme ekziston edhe në Serbi.

• A ekziston vërtet rivalitet ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurtit për udhëheqjen politike të shqiptarëve në rajon? Sa ndikim kanë ata jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës?

Enver Hasani: Absolutisht jo. Ajo që duket si rivalitet ndërmjet tyre, në thelb, është politika e Albin Kurtit nga pozitat e një kompleksi klasik të inferioritetit intelektual që ai ndien në raport me Edi Ramën.

Edi Rama ka talent artistik dhe njohuri të jashtëzakonshme në fusha të tjera, gjë që nuk është rasti me Albin Kurtin, njohuritë e të cilit lidhen me të majtën ekstreme dhe me literaturën që në thelb është antiliberale dhe antiperëndimore, para së gjithash antiamerikane.

Edi Rama është jashtëzakonisht ekstravagant, gjë që shihet nga sjellja e tij në forumet evropiane dhe të tjera, prandaj Albini e shmang, sepse Rama, sa herë që janë takuar, e ka poshtëruar, duke e trajtuar si inferior dhe të papjekur.

Ndikimi i Edi Ramës në rajon nuk mbështetet aspak në panshqiptarizëm, sepse Edi Rama ka qenë dhe mbetet mbështetësi më besnik i politikës euroatlantike në të dyja anët e kufirit, në të gjitha aspektet e saj: politik, të sigurisë dhe ushtarak, ekonomik dhe kulturor.

Ky fakt e ka shtyrë Albin Kurtin të ndjekë një politikë të kundërt me atë të Edi Ramës në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si edhe në fushat ekonomike, ushtarake, kulturore dhe të tjera.

• Çfarë roli kanë sot Sali Berisha dhe Ali Ahmeti në politikën mbarëshqiptare? A kanë ambicie dhe ndikim për t’u paraqitur si përfaqësues politikë të shqiptarëve jashtë shteteve ku veprojnë?

Enver Hasani: Sali Berisha nuk ka pasur kurrë ndikim jashtë kufijve të Kosovës. Një herë e provoi këtë, në vitin 1996, dhe pësoi një disfatë të rëndë në përplasjen me Rugovën.

Ali Ahmeti, ndërkaq, ashtu si e gjithë udhëheqja e UÇK-së, kanë qenë ndjekës të verbër të së majtës shqiptare, fillimisht të Fatos Nanos, e më pas të Edi Ramës. Kjo gjendje vazhdon edhe sot.

Përplasjet ndërmjet Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit janë pasojë refleksive e rivalitetit që Albin Kurti ka me Edi Ramën, i cili bazohet në kompleksin e theksuar të inferioritetit të zotit Kurti, që e përshkrova më parë. Duke luftuar kundër Ali Ahmetit, Albin Kurti lufton kundër aleatit të Edi Ramës, me të cilin nuk ka pasur kurrë guximin të përballet hapur.

Në vend të Kurtit, Edi Ramën e sulmojnë rryma të tjera të së majtës në Kosovë, të cilat kanë një orientim të theksuar neojugosllav dhe proserb dhe që, në nivel konceptual, diktojnë çdo dimension, deri në mikromenaxhim, të politikës së jashtme dhe të brendshme të zotit Albin Kurti.

Siç shihet, kjo nuk ka të bëjë aspak me marrjen e udhëheqjes mbarëshqiptare nga ndonjëri prej tyre: as nga Sali Berisha, as nga Edi Rama, as nga Ali Ahmeti, as nga Albin Kurti.

• A vëreni sot një ringjallje të idesë së “Shqipërisë së Madhe” në diskursin politik shqiptar, apo bëhet kryesisht fjalë për retorikë politike? A ekziston një projekt i mirëfilltë politik në këtë drejtim?

Enver Hasani: Kurrë! Albin Kurti e ka përdorur këtë kartë në mënyrë fiktive, ashtu siç ka përdorur dhe vazhdon të përdorë nacionalizmin e së majtës ekstreme ndaj komunitetit vendas, në funksion të ruajtjes së votave dhe pushtetit politik. Asnjëherë, në diskursin e tij politik që kur ka ardhur në pushtet, nuk ka shprehur dëshirën të merret me projektin e bashkimit kombëtar.

Përkundrazi, zoti Kurti, në vitin 2023 në Ohër, pranoi autonominë politike-territoriale për serbët në Kosovë, nën ndikimin e fortë të rrymave projugosllave dhe proserbe në Kosovë, të cilat kanë ndikim të madh mbi të. Kjo tani është një detyrim ndërkombëtar i Kosovës, të cilin Kosova herët a vonë do ta zbatojë.

Në këtë kuptim, projekti i bashkimit kombëtar të shqiptarëve vazhdon të ekzistojë si ide, ashtu siç ndodh edhe me popujt e tjerë të Ballkanit, por mbahet gjallë në prapaskenë dhe jashtë pushtetit politik vendor. Ai mbijeton më shumë si diskurs demagogjik, si diçka që kultivohet në mungesë të ideve të tjera konkrete për qytetarët.

Për ringjalljen e idesë së bashkimit kombëtar shqiptar nevojiten dekada. Për momentin, askush nuk e merr seriozisht.

• A mund të ekzistojë një udhëheqës i vetëm politik i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme, pa cenuar sovranitetin dhe institucionet e atyre shteteve?

Enver Hasani: Kurrë! Një gjë e tillë është iluzore. Çdo ndërhyrje nga jashtë, nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, lidhet ekskluzivisht me orientimet institucionale të dy shteteve në politikën e jashtme. Ndërsa Shqipëria ka qenë jashtëzakonisht e afërt me çdo aspekt të politikës amerikane dhe të politikës së Bashkimit Evropian, Kosova ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e konfrontimit. Kjo nuk ka të bëjë aspak me udhëheqjen mbarëshqiptare.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete

• A mund të ekzistojë një udhëheqës i vetëm politik i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme, pa cenuar sovranitetin dhe institucionet e atyre shteteve?

Enver Hasani: Kurrë! Një gjë e tillë është iluzore. Çdo ndërhyrje nga jashtë, nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, lidhet ekskluzivisht me orientimet institucionale të dy shteteve në politikën e jashtme. Ndërsa Shqipëria ka qenë jashtëzakonisht e afërt me çdo aspekt të politikës amerikane dhe të politikës së Bashkimit Evropian, Kosova ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e konfrontimit. Kjo nuk ka të bëjë aspak me udhëheqjen mbarëshqiptare.

NATO-ja është ombrella e sigurisë e Ballkanit

• Si i vlerësoni marrëdhëniet aktuale në rajon, veçanërisht ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut?

Enver Hasani: Pika e referimit dhe kriteri për gjithçka në Ballkan janë siguria dhe stabiliteti. Në këtë aspekt, marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Ballkanit, me përjashtim të Serbisë, janë të shkëlqyera. Madje as Serbia, në politikën e saj të jashtme, nuk ka shfaqur ndonjë agresivitet të fortë ushtarak dhe të sigurisë që do të rrezikonte ekzistencën e ndonjë shteti fqinj dhe stabilitetin më të gjerë rajonal. Arsyeja për këtë është prania e NATO-s në rajon. Ajo përbën ombrellën e sigurisë dhe ushtarake që ka mundësuar zhvillimin e përgjithshëm të Ballkanit.

JU REKOMANDOJMË

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
03/11/2026 - 19:59

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka ftuar përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër,...

Më shumëDetails

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
03/11/2026 - 19:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua në selinë e...

Më shumëDetails

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë
03/11/2026 - 19:42

Kësaj radhe, Lumturie Lipoveci, tezja e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, është emëruar në një pozitë diplomatike në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës. Rehatimet partiake...

Më shumëDetails

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
03/11/2026 - 19:30

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram)...

Më shumëDetails

Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit

Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit
03/11/2026 - 19:22

Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn. Ndalesa e parë e protestuesve ishte para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ata...

Më shumëDetails

Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
03/11/2026 - 18:55

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale treshe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë