Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MONUNI i Idrizit akuzon AUV-në e udhëhequr nga Çerkini për alarm të panevojshëm, pretendon se analizat matën parametra të ndryshëm dhe iu dëmtua reputacioni

06/11/2026 - 21:19
në Lajme
A A
MONUNI i Idrizit akuzon AUV-në e udhëhequr nga Çerkini për alarm të panevojshëm, pretendon se analizat matën parametra të ndryshëm dhe iu dëmtua reputacioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania MONUNI SH.P.K. ka reaguar ashpër ndaj komunikatës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila më 1 nëntor njoftoi për konstatimin e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në mbi 25 tonë misër dhe në ushqimin për viça të kompanisë nga Gjilani.

Në reagimin publik të publikuar sonte, MONUNI e akuzon AUV-në se nuk i ka paraqitur të gjitha rrethanat e rastit, duke krijuar, sipas saj, alarm të panevojshëm në opinion dhe duke dëmtuar reputacionin e kompanisë, raporton Veriu.info.

“Janë dy raste të ndara, të njoftuara bashkë. Ngarkesa e misrit nga Kroacia u ndal në kufi dhe nuk hyri kurrë në treg. Lotin e ushqimit për viça, jo për lopë qumështore, e kemi tërhequr nga qarkullimi. Asnjëri nga të dy rastet nuk prek produktet që arrijnë në tryezën tuaj, as qumështin, as mishin”, thuhet në reagimin e MONUNI-t.

Sa i përket mbi 25 tonëve misër nga Kroacia, për të cilin AUV kishte njoftuar se kishte konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg dhe aflatoksina totale prej 47 µg/kg, kompania MONUNI thotë se ngarkesa nuk është zhdoganuar dhe është kthyer te shitësi më 19 tetor.

MONUNI pretendon se misri kishte ardhur i shoqëruar me dokumentacion të plotë, përfshirë analizat e laboratorit të akredituar kroat “Inspecto d.o.o.”, të cilat, sipas kompanisë, para nisjes e kishin konfirmuar se produkti ishte brenda parametrave të lejuar.

Por, kompania ngre dyshime për mënyrën e realizimit dhe interpretimit të analizave nga institucionet kosovare.

“Shqetësimi ynë lind nga fakti se analiza fillestare dhe superanaliza kanë matur parametra të ndryshëm, aflatoksinën B1 dhe aflatoksinat totale, duke ngritur pikëpyetje mbi krahasueshmërinë e rezultateve”, thuhet në reagim.

MONUNI pretendon se, pavarësisht kërkesave të përsëritura, AUV nuk ia ka vënë në dispozicion raportet e plota laboratorike, duke ia kufizuar mundësinë për verifikim të pavarur, raporton Veriu.info

Ndërsa, për lotin prej 2,000 kilogramësh të ushqimit për viça, kompania thotë se e ka ndaluar produktin menjëherë pas pranimit të rezultatit laboratorik, më 8 tetor.

“Dita që morëm rezultatin, më 8 tetor, e ndaluam produktin. I gjithë loti është i izoluar dhe i mbajtur jashtë tregut, dhe kemi kërkuar që asgjësimi i tij të bëhet nën mbikëqyrjen e AUV-së”, thuhet në reagim.

MONUNI thekson se ushqimi ishte i destinuar për viça dhe jo për lopë qumështore, duke kundërshtuar paralajmërimin e AUV-së për mundësinë e kalimit të aflatoksinës në qumësht në formën e aflatoksinës M1.

“Në mish aflatoksina nuk grumbullohet: organizmi i kafshës e zbërthen dhe e nxjerr jashtë brenda pak ditësh”, pretendon MONUNI, duke iu referuar Institutit Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) dhe Manualit Veterinar Merck.

Kompania MONUNI e konsideron të tepruar mënyrën se si AUV e ka trajtuar komunikimin publik të rastit.

“Vlerësojmë se mënyra e hartimit dhe publikimit të komunikatës së AUV-së, veçanërisht theksimi i rrezikut kancerogjen pa një shpjegim të mjaftueshëm të rrethanave konkrete dhe nivelit të ekspozimit, është joproporcionale dhe krijon alarm të panevojshëm në opinionin publik”, thuhet në reagim.

Sipas MONUNI-t, AUV nuk ka pasqyruar masat e ndërmarra nga kompania, duke krijuar një perceptim të njëanshëm të rastit, shkruan Veriu.info

Ndryshe, në komunikatën e 1 nëntorit, AUV kishte njoftuar se analizat laboratorike të saj kishin konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg në misrin e importuar, ndërsa analizat e IKSHPK-së kishin konfirmuar aflatoksina totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg.

Për produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”, AUV kishte njoftuar se kishte konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar, duke ndaluar shitjen dhe urdhëruar tërheqjen e produktit nga qarkullimi.

Ndryshe, pronar i kompanisë Monuni Sh.P.K. nga Gjilani është Zijah Idrizi. Monuni Sh.P.K. në ARBK si aktivitet primar ka të regjistruar aktivitetet e veterinarisë, ndërsa aktivitet sekondar ka përpunimin e produkteve të drithërave.

Ndërkaq, AUV udhëheqet nga Drejtoresha Ekzekutive, Venera Çerkini dhe është agjencion nën menaxhim të Ministrisë së Bujqësisë.

Foto kryesore e lajmit: Zijah Idrizi – pronar i Monuni Sh.P.K. dhe Venera Çerkini – Drejtoreshë Ekzekutive e AUV.

LEXONI EDHE:

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit

Tags: AUVMonuniVenera ÇerkiniZijah Idrizi

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Trump jep lajmin e shumëpritur: Jemi në bisedime me…

Trump jep lajmin e shumëpritur: Jemi në bisedime me…
06/11/2026 - 22:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi “po shkojnë shumë mirë me Iranin”. Komentet, Trump i bëri ndërsa negociatat indirekte me Teheranin janë duke vazhduar. “Po shkojmë shumë mirë...

Më shumëDetails

Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting

Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
06/11/2026 - 21:30

Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, merr një dimension të ri. Albion Ferati, ish-punonjësi i Raiffeisen Bank, emri i të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë