Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marmullakaj (IKD): Kosova rrezikon t’i humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse s’i përmbush reformat deri në fund të vitit

07/11/2026 - 10:07
në Lajme
A A
Marmullakaj (IKD): Kosova rrezikon t’i humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse s’i përmbush reformat deri në fund të vitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova rrezikon të humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri në fund të këtij viti nuk arrin t’i përmbushë hapat reformues që kanë mbetur nga periudha 2024–2025.

Kështu ka vlerësuar hulumtuesi i lartë dhe menaxheri i programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Qemajl Marmullakaj, për Ekonomia Online i cili ka thënë se këto reforma përfshijnë obligime ligjore që duhet të zbatohen nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, moszbatimi i tyre do të nënkuptonte jo vetëm humbje të mjeteve financiare të alokuara nga Bashkimi Evropian, por edhe ngecje në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin.

“Po, deri në fund të këtij viti Kosova duhet të përmbushë 27 hapa që kanë mbetur për nga viti 2024-2025, të cilët e kanë periudhën skaduese deri në fund të këtij viti. Duhet pasur parasysh që Plani i Rritjes është një nga mekanizmat më inovativë të Bashkimit Evropian, pasi që mundëson zbatimin e vlerave të Bashkimit Evropian, mundëson zbatimin e reformave që janë shumë të nevojshme për qytetarin, por njëkohësisht edhe përfitohet nga fondet që janë alokuar nga Bashkimi Evropian, përkundër çdo reforme. Të 27 hapat janë obligime ligjore të cilat duhet të zbatohen nga Kuvendi i Kosovës dhe nëse ato nuk zbatohen, atëherë krejt thjesht humbim në zbatimin e vlerave të Bashkimit Evropian, humbim në zbatimin e reformave shumë të nevojshme për vendin, po ashtu edhe humbim mjete shumë të nevojshme për buxhetin e vendit edhe të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Marmullakaj ka veçuar edhe Kodin Civil, miratimi i të cilit është pjesë e agjendës së reformave të dakorduara me Bashkimin Evropian.

Ai ka paralajmëruar se mosmiratimi i tij mund t’i kushtojë Kosovës mbi gjashtë milionë euro.

“Po, në rast të mosmiratimit të Kodit Civil, atëherë duhet pasur parasysh si fillim që Kodi Civil, si parim i përgjithshëm është i përfshirë në kuadër të agjendës së reformave të Planit të Rritjes, agjendë e cila është dakorduar me Bashkimin Evropian. Edhe parimet se si duhet dhe çfarë duhet të ngërthejnë Kodi Civil, janë të përfshira në kuadër të agjendës së reformave. Moszbatimi i tij na kujton që përveç faktit që nuk do të kemi legjislacionin civil të kodifikuar në një instrument ligjor, do të pasojë edhe me humbjen e një shume të caktuar të mjeteve, që kujtoj që është mbi 6 milionë euro, të cilat janë të dedikuara vetëm për miratimin e Kodit Civil”, tha ai.

Ai ka thënë se 27 reformat e parapara deri në fund të vitit kanë vlerë mbi 165 milionë euro, ndërsa ka rikujtuar se Kosova tashmë ka humbur rreth 50 milionë euro për shkak të mosrealizimit të reformave në afatin e qershorit.

“Janë te 27 reformat që janë të parapara deri në fund të këtij viti, shkojnë në vlerë mbi 165 milionë euro. Duke marrë parasysh që ne veç kemi humbur rreth 50 milionë euro në afatin e qershorit, tani nëse nuk zbatohen këto reforma, ne rrezikojmë të humbim shuma të mëdha të mjeteve që kalojnë përmbi 100 milionë euro, pasi që kujtoj që një numër i reformave do ishte dashur të zbatoheshin në një formë apo tjetër”, tha ai.

Të hënën kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes, si pasojë e mospërmbushjes së gjashtë hapave reformues brenda afatit të qershorit 2026./EO/

JU REKOMANDOJMË

Ekspertët: Presidentja duhet të jetë më aktive në komunikimin publik dhe më transparente me qytetarët

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
07/11/2026 - 09:36

Njohës të së drejtës kushtetuese dhe ekspertë të komunikimit publik kanë vlerësuar se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet të jetë më aktive në komunikimin me publikun dhe...

Më shumëDetails

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë