Presidentja Justina Shiroka Pula, në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s/KFOR-it.
Presidenca njoftoi se në këtë ceremoni, Shiroka Pula ishte e pranishme së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.












