Reperi i njohur, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është parë sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Ai është pjesë e një procesi gjyqësor që lidhet me mosmarrëveshjet rreth këngës “Madam”, përkatësisht përfitimet financiare që ka sjellë ky projekt muzikor.
IndeksOnline ka pyetur reperin lidhur me këtë çështje, por i njejti ka refuzuar të japë detaje./IndeksOnline/













