Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për reflektim që sipas tij duhet ta bëjnë dy partitë kryesore opozitare në vend, PDK e LDK.
Ai madje ka vendosur që të flasë ekskluzivisht për LDK-në duke e bërë për “pesë pare”.
“Po mendoja dje për LDK-në… Të gjithë thonë ‘jemi rugovistë’. Por ku ka mbetë partia? Me pasë qenë Rugova gjallë, s’i kish humbë asnjëherë zgjedhjet. Por tani këta s’janë më, se s’është Rugova. Tash duhet me e gjetë mënyrën se si të organizohen”, tha ai në një intervistë në TV Arbëria.
Haliti tha se edhe PDK-ja duhet të shohë se çfarë praktike të zgjedhë.
“Edhe ne, e kemi pasë edhe Hashimin, por edhe pastaj Kadriun kryetar, por ka vazhdu ai brumi organizativ që e kemi pasë. Por tani duhet ta shohim si të organizohemi, ku i kemi të metat në organizim, cilën praktikë duhet ta marrim. Praktikën e vjetëruar? Se duhet ta shohim a është vjetëru ajo, a kemi të meta në organizim, a kemi të meta në program, në statut, a është mirë me qenë pak më ndryshe mënyra se si zgjedhen, se si përfaqësohen njerëzit”, tha ai.













