Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk ka rinisur siç parashihej në ora 14:00, madje as pas gjysmë ore pritjeje.
Kjo situatë ka nervozuar kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, e cila i ka shtyrë punimet e seancës për nesër nga ora 11:00, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu./Veriu.info/












