Oda e Mjekëve të Kosovës ia ka bërë “bajat” kryeministrit Kurti deklaratën e tij se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë, duke dhënë shifra të sakta për këtë çështje.
Kjo Odë ka thënë se janë plotë 521 mjekë të papunë në vendin tonë.
Kështu ka deklaruar OMK për Gazetën Express, në pyetjet e parashtruara lidhur me komentet e pak ditëve më parë, të kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se vetëm gjatë vitit të kaluar, 171 mjekë janë kthyer në Kosovë.
Sipas kësaj ode për 8 vite, pra 2018-2026, rreth 40 mjekë janë pajisur me Certifikatën e së Kaluarës Etike dhe Profesionale, duke deklaruar se ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale jashtë Kosovës, ndërsa pas disa vitesh janë kthyer në vend.
Sa i përket pjesës tjetër të mjekëve që, sipas deklarimeve, janë kthyer në Kosovë, për informata dhe sqarime më të hollësishme ju rekomandojmë t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, pasi mund të bëhet fjalë edhe për mjekë me shtetësi të huaj, të cilët licencohen nga Ministria e Shëndetësisë’’, thuhet nga Oda e Mjekëve.














