Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dhjetë, e cila sjell katër përballje mjaft interesante dhe me rivalitet të lartë në parket.
Programi i kësaj xhiroje hapet sot (e shtunë) nga ora 17:00, ku Golden Eagle Ylli pret Sigal Prishtinën, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të vazhduar me ritëm pozitiv.
Më pas, nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës, me skuadrën prishtinase që vlerësohet favorite në letër, transmeton IndeksOnline.
Ndërkaq, vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë të dielën nga ora 17:00, kur në Mitrovicë përballen kampioni dhe nënkampioni, Trepça dhe Bashkimi. Skuadrat që përfaqësojnë basketbollin kosovar edhe në garat evropiane garantojnë spektakël, duke rikujtuar rivalitetin e zjarrtë nga finalet e edicionit të kaluar.
Mitrovicasit fituan titullin dhe Kupën e Kosovës, ndërsa prizrenasit triumfuan në Superkupë.
Java e dhjetë do të mbyllet po të dielën, nga ora 19:30, me derbin mes Vëllaznimit dhe Pejës, një tjetër sfidë që premton emocione dhe luftë të fortë për pikë.
Orari i javës së 10-të:
E shtunë
17:00 | Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina19:30 | Rahoveci 029 – Bora
E diel
17:00 | Trepça – Bashkimi19:30 | Vëllaznimi – Peja














