Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

27/11/2026 - 18:36
në Lajme
A A
Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në zbatim të planit taktik të koduar “Kufiri 2”, sot, në autostradën “Arbën Xhaferi”- afër daljes Doganaj-Kaçanik, është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e dyshuar për marihuanë, në sasi prej rreth 136 kilogramë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq, një person tjëtër i dyshuar për përfshirje në rast gjendet në arrati, ndërsa, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, personat e dyshuar në këtë rast janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se të njëjtit kishin për qëllim transportin, shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit marihuanë, nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Republikës së Kosovës, e më pas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me destinacion përfundimtar Republikën e Turqisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdoj tutje me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me këtë rast, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe identifikimit të të gjithë personave të dyshuar.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 18:01

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të zhvilluar sot në autostradën “Arbën...

Më shumëDetails

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit
27/11/2026 - 17:31

Gjermania dhe Austria kërkojnë që aktiviteti evropian i TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian, duke e konsideruar platformën një çështje të sigurisë dhe sovranitetit dixhital. Nisma...

Më shumëDetails

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci
27/11/2026 - 16:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar ngjarjet...

Më shumëDetails

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë
27/11/2026 - 16:39

Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mbështetjen ndaj sektorit të bujqësisë, duke pretenduar se raportet e ekzekutivit po demantohen nga vetë qytetarët. Përmes një reagimi...

Më shumëDetails

Bajqinovci i reagon KFOR-in për takimin me ushtarakët serbë: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

Bajqinovci lavdërohet me FSK-në, thotë se në mandatin e tyre Kosova ka përparuar në forcimin e mbrojtjes kombëtare
27/11/2026 - 15:44

Kryetari i komisionit për çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci ka kritikuar takimin e KFOR-it me ushtarakë serbë në Prishtinë.Bajqinovci ka thënë se...

Më shumëDetails

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës
27/11/2026 - 15:20

Në shtëpinë e ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, në Llaushë, sot është vendosur një pllakë përkujtimore si simbol i pikënisjes së daljes publike të UÇK-së më 28...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë