Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është vendimi i Gjykatës për 28-vjeçarin nga Gjilani që dyshohet për prostitucion bashkë me shtetasen e Serbisë

28/09/2022 - 16:12
në Lajme
A A
Ky është i riu nga Gjilani i arrestuar për prostitucion bashkë me 21-vjeçaren nga Serbia, kërkohet paraburgimi i tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy persona të dyshuar për mundësim prostitucioni që ishin objekt i hetimeve të zhvilluara nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, u arrestuan të hënën në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer këtë vepër penale në bashkëkryerje. Shtetasja serbe Nadikana Gudinci dhe 28-vjeçari kosovar, Etrit Jashari u ndaluan për 48 orë, derisa ndaj këtij të fundit u kërkuar caktimi i masës së sigurisë.

Nga Prokuroria bënë të ditur për Sinjalin se ndaj Jasharit është kërkuar masa e paraburgimit.

“Ju njoftojë se lidhur me rastin në fjalë, Prokurori I Shtetit, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin E.J, për shkak të veprës “Mundësim apo detyrim në prostitucion” nga neni 234 paragraf 1 të KPRK-së. Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore për procedim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Kjo kërkesë është aprovuar dhe me vendim të Gjykatës, i dyshuari është dërguar në paraburgim për një muaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit në kohëzgjatje prej 1 muaji.”

Ndryshe, Sinjali ka raportuar se Jashari bashkë me shtetasen e Serbisë dyshohen se kanë kryer këtë vepër në motelin “Dardania” në Gjilan për një periudhë të caktuar.

Në anën tjetër, në lidhje me shtetasen e Serbisë, pritet të njoftohen autoritetet serbe për arrestimin e saj, përmes bashkëpunimit me ILECU.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

JU REKOMANDOJMË

Zv.ministri i Jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës: Pritet të ketë kapacitet për 14 mijë persona

Zv.ministri i Jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës: Pritet të ketë kapacitet për 14 mijë persona
07/11/2026 - 16:39

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës. Ai është informuar...

Më shumëDetails

A do të kandidojë Sami Lushtaku apo vetë ai për kryetar të partisë- flet deputeti i PDK’së

A do të kandidojë Sami Lushtaku apo vetë ai për kryetar të partisë- flet deputeti i PDK’së
07/11/2026 - 16:20

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar të PDK-së, ndonëse ka thënë se aktualisht është...

Më shumëDetails

Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
07/11/2026 - 16:08

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që nesër, më 8 nëntor, të marrin pjesë në zgjedhjet për...

Më shumëDetails

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Gjini: Kishte qenë mirë Rama me ia prezantu atë draft Kosovës, kemi shumë të panjohura rreth tij
07/11/2026 - 15:48

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe ka akuzuar pushtetin për keqqeverisje, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies institucionale. Në një...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person
07/11/2026 - 15:23

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia. Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri...

Më shumëDetails

Vëllai i Erona Coklit me mesazh emocionues në protestë: Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?

Vëllai i Erona Coklit me mesazh emocionues në protestë: Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?
07/11/2026 - 14:40

Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ishte i pranishëm edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit, e cila u vra më 12 prill...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë