Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Goditen familjet dhe bizneset e Kosovës: Bankat shtrenjtojnë kreditë

10/10/2022 - 16:56
në Ekonomi
A A
Goditen familjet dhe bizneset e Kosovës: Bankat shtrenjtojnë kreditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak të rritjes së inflacionit në Eurozonë, Banka Qendrore Evropiane pas 11 vitesh ka rritur normën e interesit të kredive.

E nga kjo rritje nuk ka shpëtuar as Kosova, pasi që norma e interesit për biznese në muajin gusht është rritur në 6.0%. Kështu kanë bërë të ditur nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

“Norma efektive për kredi të lëshuara për korporatat jo financiare në fund të muajit gusht 2022 ishte 6.00% për dallim prej fundit të vitit 2021 kur ishte 5.6%, ndërsa për ekonomitë familjare në muajin gusht 2022 ishin 5.9% për dallim prej fundit 2021 që ishte 6.0%.”, thuhet në përgjigjen e shoqatës

Se kësti i kredive të ardhshme mund të rritet për shkak të Euribor-it e thonë edhe nga Shoqata e Bankave.

“Për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto/interesi/kësti; ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit, varësisht nga ndryshimi kushtet e kontratës së kredisë dhe normës referente, kryesisht Euribor-it e që është jashtë kompetencave të bankave në Kosovë, pra varet nga zhvillimet tjera ekonomike në nivel të Bashkimit Evropian”, bëjnë të ditur nga shoqata.

Ndërsa të pyetur se cila bankë komerciale në Kosovë e ka bërë ngritjen e normës së interesit, nga Shoqata e Bankave kanë thënë se për dallim prej bizneseve, për ekonomitë familjare nuk ka pasur ngritje të interesit

“Pra, siç mund të shihet nga të dhënat e lartshënuara, për dallim nga viti 2021, në fund të muajit gusht 2022 kemi një rritje të lehtë të normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa kemi një rënie të lehtë të normave të interesit për kredi të ekonomive familjare”, thonë nga shoqata.

Ngritja e interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë, nga njohësit e ekonomisë po shihet si një goditje për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

Njohësi i ekonomisë Mustaf Kadriu, për FrontOnline, tha se ngritja e interesit të kredive është treguesi më i mirë se vendi po përballet me krizë ekonomike.

“Hezitimi i ekonomive familjare që të marrin kredit po ashtu edhe të bizneset gatishmëria e tyre për të marrë kredi dhe rritja e normës së interesit vlerësojë se është një tregues i mirë që kemi krizë ekonomike”, tha ai.

E për të dalë nga kjo krizë ai thotë se Qeveria duhet që të lehtësoj të bërit biznes në Kosovë.

“Ekonomitë familjare si rezultat që nuk kanë siguri financiare nuk janë të interesuara të investojnë dhe të gjithë interesimin e kanë të mbushja e shportës e jo të investimi, dhe në këtë drejtim bankat funksionon sipas ekonomisë së tregut dhe interesit financiar dhe në këtë drejtim Qeveria duhet të ia lehtësoj të bërit biznes bankave komerciale që ato të reflektojnë te kësti i kredive dhe interesi”, deklaroi Mustafa.

Se rritja e interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë është një goditje për bizneset e thotë edhe Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit Kosovë.

“Kjo ndikon shumë, në vend të ulen ato e të rritet përkrahja është ka rritet goditja që po iu bëhet qytetarëve dhe bizneseve. Dhe po shpresojmë se Qeveria do ta dëgjon zërin e bizneseve që t’iu dal në ndihmë”, tha ai.

Për ngritjen e normës së interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë, është pyetur edhe Autoritetin e Konkurrencës së a kanë filluar hetimet, por në përgjigjet e tyre thuhet se nuk kanë filluar procedurat për hetim.

“Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar ndonjë procedurë të veçantë hetimore ndaj ndonjë banke e as bankave në tërësi lidhur me paralajmërimet për ngritjen e interesit të kredive”, thonë në AKK-ja.

JU REKOMANDOJMË

Happy Days në Neptun Zbritje deri në 60% vetëm më 17 shtator

Happy Days në Neptun Zbritje deri në 60% vetëm më 17 shtator
16/09/2026 - 13:39

Neptun Kosova sjell ofertën “Happy Days”, të enjten, më 17 shtator, me zbritje deri në 60% në një përzgjedhje të gjerë produktesh. Oferta vlen vetëm për një ditë...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik
11/09/2026 - 18:52

Në një nga lokacionet më të veçanta dhe më atraktive të Vushtrrisë, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, vargut të komplekseve të Ariani Company së shpejti do t’i shtohet...

Më shumëDetails

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
10/09/2026 - 12:54

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92 mijë e 150 lekë, ose rreth 1 mijë euro, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Në vlerën neto,...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
10/09/2026 - 12:17

Kostoja e jetesës në Kosovë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e...

Më shumëDetails

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator
09/09/2026 - 15:58

WINFEST 2026 në Emona Center ka sjellë edhe fituesit e javës së katërt, duke e çuar në një tjetër nivel kampanjën e madheshpërblyese. Në këtë javë janë shpallur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë