Albina Kelmendi është një nga emrat që do të garojë në Festivalin e 62-të të RTSH-së.
Por, këngëtarja pejane nuk do të garojë si e vetme në këtë festival.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një këngë të kënduar në grup me familjarët e saj dhe kënga premtohet që do jetë një hit.
Albina rrjedhë nga një familje këngëtarësh ku pothuajse të gjithë janë muziciente dhe kënga e re pritet të jetë tejet e veçantë dhe mjaftu garuese.