Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ylli televiziv flet pas vdekjes së partnerit: U përpoqa ta zgjoja, por nuk munda

30/10/2022 - 13:48
në ShowBiz
A A
Ylli televiziv flet pas vdekjes së partnerit: U përpoqa ta zgjoja, por nuk munda
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-aktori, Jake McLean vdiq tragjikisht në korrik të këtij viti. U raportua se Jake, 33 vjeç, ishte duke lëvizur për në Bodrum, Turqi kur makina e tij u përplas mbi një kodër.

Në aksident mbeti e lënduar partnerja e tij, Yazmin Oukhellou, shkruan The Sun, përcjell Insajderi.

Yazmin, e njohur për paraqitjet e saj në serialin “Itvbe Towie”, e cila ishte në veturë me të dashurin e saj, i mbijetoi aksidentit, anipse me lëndime të mëdha.

Pasi kaloi javë të tëra në spital duke u rikuperuar nga lëndimet, Yazmin së fundmi u diagnostikua me çrregullim të stresit post-traumatik.

Tre muaj pas përplasjes me makinë, ku mbeti i vdekur partneri i saj Jake McLean, Yazmin Oukhellou ka folur për sfidat dhe përpjekjen për të kapërcyer traumën.

Plagët e saj fizike po shërohen, por rikuperimi mendor është një proces shumë më i mundimshëm.

Ajo thotë se do të donte të vdiste edhe ajo së bashku me partnerin e saj.

“Këtë ia kam thënë mamasë sime disa herë. Pse jam këtu? Pse i kam mbijetuar kësaj?’ Nuk e kuptoja pse kisha jetuar dhe Xhejk jo” – thotë Oukhellou.

Yazmin, 28, tregon se ankthi i saj është përkeqësuar nga mesazhet me gjuhë fyese në mediat sociale. Ajo thotë se ka marrë mesazhe abuzive.

“Përjetimi i atyre ditëve ka qenë jashtëzakonisht i vështirë” – thotë ajo.

“Nuk mund të gënjej dhe të them se ato komente nuk më prekin mua, sepse me të vërtetë ndikojnë.

“Nëse jam në darkë me miqtë, këta njerëz do të postojnë duke thënë: “Oh, ajo e kapërceu shpejt”. Unë i bllokoj ata njerëz, por kur i lexoj ato komente, më vjen keq” ,

Brenda disa javësh nga përplasja, Yazmin filloi seancat e rregullta të terapisë në The Wellness Retreat Marrakech, të cilën Yazmin vetë e themeloi në vitin 2019. Është vendi ku ajo kaloi pjesën më të madhe të muajit të kaluar, duke u fokusuar në shëndetin e saj fizik dhe mendor me palestër, yoga, meditim dhe trauma terapi.

“Ka të bëjë me uljen e ankthit tim nga 10 në tre – dhe shpresoj të arrij në një pikë ku nuk do të mendoj për të çdo ditë. Mund të jetë vetëm një ditë, pastaj dy ose tre dhe pastaj ndoshta një muaj ku nuk kam menduar për aksidentin tim. Këtu dua të arrij, thotë ajo.

“Mënyra se si po e shikoj situatën time tani është se më është dhënë një shans i dytë për jetë.

“Ndoshta duhet të jem këtu, ndoshta ka një arsye për këtë dhe ngadalë po zbuloj se cila është ajo arsye.

“Dua të përdor traumën time për t’u treguar të tjerëve se megjithëse diçka vërtet e tmerrshme më ka ndodhur, nuk do të mbyllem nga bota dhe do të bie në depresion. Unë do ta përdor atë për të më ndihmuar të bëhem një person më i mirë.”

Ajo nuk është e sigurt se kur mund të ndodhë një rikthim në TOWIE.

“Më kanë lënë derën hapur sa herë që dua të kthehem, por nuk isha gati për këtë serial. E dua shfaqjen dhe të gjithë ata që punojnë në të, dhe ITV ka qenë super-mbështetës“.

Ajo thotë se ajo që ndodhi e ka ndryshuar rrënjësisht. Si nuk mundet?

“Unë jam shumë më mirënjohës për gjërat. E vendosa telefonin në një sirtar, ulem jashtë dhe shijoj momentin e tanishëm, në të cilin nuk kam jetuar kurrë më parë” – tha tutje ajo.

“Kam qenë gjithmonë pranë prindërve të mi, por lidhja jonë është kaq e fortë tani. Ata pothuajse më humbën, gjë që ka ndryshuar gjithçka dhe ne kemi mësuar të vlerësojmë vërtet njëri-tjetrin.”

Ajo gjithashtu ka zbuluar gjëra për veten që e kanë befasuar, duke shtuar se tashmë e vlerëson vetën si një person të fortë.

“Gjithmonë kam menduar se jam një person i dobët. Por e kam kuptuar se në fakt jam mjaft i fortë. Unë jam krenar për mënyrën se si po përballem me atë që më ka ndodhur” – përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Soni Malaj mahnit me pamjen e fundit: Mos shiko gjatë, mund të të pëlqej

Soni Malaj mahnit me linjat e trupit gjatë një vallëzimi sensual në Ferma VIP 3 (VIDEO)
31/08/2026 - 15:45

Soni Malaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet më elegante dhe joshëse se kurrë. Këngëtarja ka pozuar e...

Më shumëDetails

“9 muaj pa ty”, Selvija me dedikim emocionues për Shpatin

Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin – thotë dy fjalë për të
31/08/2026 - 13:18

Në 9-mujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka ndarë një dedikim prekës për të, duke shprehur dhimbjen e thellë që ka lënë pas humbja e tij....

Më shumëDetails

“Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

“Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)
31/08/2026 - 12:54

Vetëm një ditë pasi u bë e ditur se Tringa, nusja e djalit të Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, është në pritje të ëmbël, tashmë është publikuar edhe...

Më shumëDetails

Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë
31/08/2026 - 11:11

Në mediat rozë ka disa ditë që po qarkullon lajmi për një përplasje fizike mes Jozit dhe Edit. Të gjithë ndjekësit janë me sy e vesh nga ata...

Më shumëDetails

Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip

Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip
30/08/2026 - 22:34

Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e kësaj të diele, duke lënë të kuptohet se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor....

Më shumëDetails

Bebe Rexha “ndez” rrjetin për ditëlindje, publikon foto provokuese nga New York-u

Bebe Rexha “ndez” rrjetin për ditëlindje, publikon foto provokuese nga New York-u
30/08/2026 - 19:32

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të shënuar ditëlindjen e saj. Ajo ka publikuar në Instagram disa fotografi bardhezi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë