Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Shtesat të ndahen edhe për punonjësit e sektorit privat

03/11/2022 - 15:43
në Ekonomi
A A
Krasniqi: Shtesat të ndahen edhe për punonjësit e sektorit privat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon po ashtu nga Qeveria dhe Kuvendi që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën 200 euro, ashtu siç është duke iu dhënë punëtorëve të sektorit publik, pasi këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi në një konferencë për media, tha se sipas vendimit të Qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht se ata i kanë pagat më të larta së në sektorin privat.

Krasniqi shtoi se punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike. Me anë të vendimit të Qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht që i kanë pagat më të larta së në sektorin privat dhe gjithashtu punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat”, tha ai.

Krasniqi tha se realizimi i kësaj mase në bazë të analizave që është duke i bërë DHTIK, rezulton të jetë shumë e vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve. Kjo për arsye se punëdhënësit e sektorit privat e që është shumicë, si rezultat i mospërkrahjes së mjaftueshme nga ana e shtetit, e cila është më e vogla në rajon dhe Evropë, po e kanë shumë të vështirë t’i mbajnë punëtorët në punë e mos të flasim për ngritjen e pagave.

Kjo për arsye se bizneset janë duke hasur në shumë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare, në mënyrë që të mos te vije deri tek falimentimi.

Ai tha se biznesi në vazhdimësi ngritë pagat në bazë të mundësive që i ka, dhe që është e ndërlidhur me sektorët, kërkesën e tregut, kapacitetet e tyre dhe politikat fiskale që ofron shteti.

“Fatkeqësisht, reagimi i Qeverisë është shumë i ngathtë dhe shumë i ngadalshëm dhe nuk është në përputhje me nevojat dhe kërkesat e bizneseve në këtë kohë. Natyrisht se jemi duke pritur, jemi në konsultime të vazhdueshme me bizneset dhe në bazë të kësaj situate do të shikojmë edhe veprimet tjera lidhur me mos reagimin qeveritar. Po shpresojmë që kryeministri do të gjejë kohë që të merret me shtyllën kryesore të vendit, që është zhvillimi. Dhe shtylla kryesore e zhvillimit, është biznesi. Kur biznesi ka sfida, ka probleme, shteti e punëtorët të gjithë kemi probleme. Mos zhvillimi i vendit dhe mos rritja e punësimit në krahasim me nevojat që janë. Janë rreth 400 mijë të punësuar nga 1.2 milion qytetarë në moshë pune, ndërkohë që vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut kanë mbi 800 mijë të punësuar me popullatë të njëjtë, kjo ndodhë si rezultat i politikave të tyre më të mira që i kanë”, tha ai.

Megjithatë, Krasniqi thekson se shkelje të njëjta të të drejtave të punëtorëve janë bërë edhe me fillimin e pandemisë.

“Shkelje të njëjta të të drejtave të punëtorëve janë bërë edhe me fillimin e pandemisë në vitin 2020, ku punëtorët e sektorit privat që mbeten pa punë si rezultat i ndalesave të punës nga ana e Qeverisë, për muajin mars morën nga 170 euro, në fund të muajit prill, ndërsa për muajin prill i morën në shtator pavarësisht që pagat e tyre kanë qenë 400, 500 apo 1000 euro, ndërkohë që punëtorët e sektorit publik, edhe pse mbi 80 për qind e tyre nuk kanë punuar gjatë vitit 2020 dhe 2021, kanë marrë pagat e plota nga ana e buxhetit të Kosovës. Konsiderojmë se kjo është shkelje e rëndë kushtetuese e të drejtave të qytetarëve dhe punëtorëve, dhe institucionet përkatëse do të duhej të merren me këto çështje”, tha ai.

Edhe Hamdi Malushaj nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka ngritur shqetësimin se me politikat e gabuara të qeverisë aktuale, përveç shpërnguljes së njerëzve, nga vendi po ikin edhe firmat e mëdha serioze.

“Kanë filluar edhe firmat për t’u shpërngulur përveç individëve. Kanë krijuar firma në Gjermani, dhe ka firma të mëdha të Kosovës në Zvicër dhe Gjermani për shkak të politikave të gabuara. Kjo qeveri sot nuk e ka qasjen që përmes sektorit privat të zhvillohet vendi”, theksoi ai.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) përshëndetë pjesërisht vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës gjatë muajit shtator për përkrahje të punëtorëve të sektorit publik dhe privat.

Megjithatë, DHTIK kundërshton edhe njëherë vendimin e Qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e përkrahjes së punëtorëve të sektorit privat me ngritje të pagave nga bizneset, kushtëzim ky që nuk i është vendosur punëtorëve të sektorit publik.

DHTIK kërkon gjithashtu që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme që është duke i dërguar institucioneve përkatëse në tejkalimin sa më të lehtë të krizës dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Njëkohësisht, i fton në një dialog të drejtpërdrejtë me qëllim të diskutimit lidhur me gjendjen e bizneseve në terren pasi që Dhoma e Tregtisë është çdo ditë në vizita dhe kontakte të vazhdueshme me bizneset.

JU REKOMANDOJMË

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi
03/11/2026 - 16:44

Kompania e njohur e udhëtimit Barileva Reisen ofron një mundësi jashtëzakonisht të mirë dhe me superçmim për të vizituat Stambollin dhe Selanikun me vetëm 59 euro për person,...

Më shumëDetails

Ja sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për investime kapitale sipas GAP-it

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
01/11/2026 - 10:21

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të...

Më shumëDetails

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
31/10/2026 - 20:18

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026. Sipas njoftimit tëASK’së,ka pasur rritje të...

Më shumëDetails

30/10/2026 - 22:07

Kompania e njohur e ndërtimit Dijari SHPK ofron hapësira moderne banimi në kompleksin Film City Residence në lagjen Arbëria, raporton Gazeta Online Veriu.info. Kjo hapësirë është e ndërtuar...

Më shumëDetails

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova
29/10/2026 - 21:58

Kompleksi banesor më i mirë dhe më moderni që po ndërtohet në Prizren “Lidhja Residence” këtë vit do të jetë sponsor gjeneral i Big Brother VIP Kosova, shkruan...

Më shumëDetails

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të
29/10/2026 - 12:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë