Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“4 vitet e fundit kam kaluar një horror, kam mohuar gjakun tim, jam i vdekur për së gjalli!” Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin?

08/11/2022 - 13:15
në ShowBiz
A A
“4 vitet e fundit kam kaluar një horror, kam mohuar gjakun tim, jam i vdekur për së gjalli!” Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë pas deklaratës të Flori Mumajesit që shqetësoi të gjithë pasi u shpreh se 4 nga këngët e tij më të shenjta nuk janë më, vjen një tjetër rrëfim prej tij.

Së fundmi, përmes një ” InstaStory”, Flori ka ndarë disa detaje të tjera nga jeta e tij persona dhe gjendja e tij emocionale, shihet qartazi që është e ngarkuar.

“Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Eshtë histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova shumë dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Një ditë pasi im atë doli nga spitali…”- u shpreh Flori.

Ndërsa, në një tjetër video ai i është drejtuar dikujt si “shoqja ime en gushtë”, që sipas tij, e ka akuzuar se po viktimizohet me të tilla deklarata.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prap jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar. Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër(bën shenjën e armës). Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu. Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkuruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat. Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta.

Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën “Thjesht të du” që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës”, vazhdon Flori i cili mes emocioneve shprehet se e ka të pamundur ta këndoj më atë këngë.

Ndër të tjera artisti ka bërë me dije se është në gjendje të mirë.

JU REKOMANDOJMË

Soni Malaj mahnit me pamjen e fundit: Mos shiko gjatë, mund të të pëlqej

Soni Malaj mahnit me linjat e trupit gjatë një vallëzimi sensual në Ferma VIP 3 (VIDEO)
31/08/2026 - 15:45

Soni Malaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet më elegante dhe joshëse se kurrë. Këngëtarja ka pozuar e...

Më shumëDetails

“9 muaj pa ty”, Selvija me dedikim emocionues për Shpatin

Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin – thotë dy fjalë për të
31/08/2026 - 13:18

Në 9-mujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka ndarë një dedikim prekës për të, duke shprehur dhimbjen e thellë që ka lënë pas humbja e tij....

Më shumëDetails

“Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

“Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)
31/08/2026 - 12:54

Vetëm një ditë pasi u bë e ditur se Tringa, nusja e djalit të Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, është në pritje të ëmbël, tashmë është publikuar edhe...

Më shumëDetails

Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë
31/08/2026 - 11:11

Në mediat rozë ka disa ditë që po qarkullon lajmi për një përplasje fizike mes Jozit dhe Edit. Të gjithë ndjekësit janë me sy e vesh nga ata...

Më shumëDetails

Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip

Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip
30/08/2026 - 22:34

Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e kësaj të diele, duke lënë të kuptohet se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor....

Më shumëDetails

Bebe Rexha “ndez” rrjetin për ditëlindje, publikon foto provokuese nga New York-u

Bebe Rexha “ndez” rrjetin për ditëlindje, publikon foto provokuese nga New York-u
30/08/2026 - 19:32

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të shënuar ditëlindjen e saj. Ajo ka publikuar në Instagram disa fotografi bardhezi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë