Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E dhimbshme: I mori 10 kamca në kry pas lëndimit në “Aurora Group”, por më pas veterani i UÇK-së detyrohet ta tërheq ankesën dhe të gënjej për ta mbrojtur Valdet Fejzullahun (Dëshmi me video)

19/11/2022 - 17:52
në Kryesore, Lajme
A A
E dhimbshme: I mori 10 kamca në kry pas lëndimit në “Aurora Group”, por më pas veterani i UÇK-së detyrohet ta tërheq ankesën dhe të gënjej për ta mbrojtur Valdet Fejzullahun (Dëshmi me video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më datë 15 nëntor mediat publikojnë një artikull përmes të cilit ftohen ata që kanë mundësi ta ndihmojnë veteranin e UÇK-së nga Brigada “141 Mehë Uka”, Bedri Hyseni, për t’u shëruar jashtë vendit, pasi që ai prezanton raporte mjekësore personale për gjendjen e rëndë shëndetësore të tij.

Po atë ditë Veriu.info e kontakton ish veteranin Bedri Hyseni, për ta pyetur nëse deri te kjo gjendje e tij shëndetësore ka ardhur pas lëndimit që kishte marrë gjatë punës në ndërtimtari në kompaninë “Aurora Group, informacion i cili kishte ardhur në redaksi nga lexuesit.

Në telefonatën e gazetares së Veriu.info fillimisht përgjigjet Orlan Hyseni, djali i veteranit, i cili konfirmon ngjarjen e ndodhur, por që gjatë pyetjeve vazhduese telefonin ia kalon babait të tij, i cili gjithashtu e konfirmon lëndimin në punë në kompaninë ndërtuese “Aurora Group” me pronar oligarkun e ndërtimit Valdet Fejzullahu (shih videon).

Duke pas parasysh se edhe në të kaluarën ankuesit nga deklarimet e tyre janë tërhequr nga ankesat pas “marrëveshjeve” që kanë arritur me personat ndaj të cilëve janë ankuar, Veriu.info e ka kontaktuar prapë palën për t’ia kërkuar dëshminë e ankesës dhe djali i Bedriut e ka dërguar ankesën e babait të tij në faqen e Veriu.info në Facebook (shih videon). Pas dërgimit të ankesës Veriu.info i tregon Orlanit se ankesën do ta publikojmë nesër dhe ai na falënderon për këtë (shih videon). (Lexo edhe: Flet veterani i UÇK-së që u lëndua në punë: ’10 kamca në kry’, “Aurora Group” refuzoi të më kompenzoj dhe më larguan nga puna)

Dokumenti i ankesës i dërguar nga djali i Bedriut në redaksinë e Veriu.info

Të nesërmen djali i Bedriut i shkruan prapë redaksisë dhe na njofton që shuma që i duhet babait të tij për shërim jashtë vendit është 15 mijë euro, duke na treguar që trajtimi mjekësor do të vazhdoj tek doktor Mentor Petrela në Tiranë (shih videon dhe screen bisedën e mësipërme). (Lexo edhe: 15 mijë euro i duhen ndihmë veteranit të UÇK-së për trajtim mjekësor, ’10 kamca në kry’ pas lëndimit në punë – thotë se “Aurora Group” refuzoi të më kompenzoj dhe se e larguan nga puna)

Në ankesën të cilën djali i Bedriut e ka dërguar në redaksinë e Veriu.info, e cila shihet se është bërë në Inspektoratin e Punës më datë 14.11.2022 më numër protokolli zyrtar 100/22, ndër të tjera ai thotë se ka punuar pesë (5) vite në kompaninë “Aurora Group” pa kontratë, është lënduar në vendin e punës ku për pasojë i janë qepur dhjetë (10) ‘kamca’ në kokë, por që është larguar nga puna pasi që kishte kërkuar kompenzim. (Lexo detajet në artikull: )

Mirëpo, situata ndryshoi dje (18.11.2022) ku ankuesi/i dëmtuar shkon në zyrën e Inspektoratit të Punës në Mitrovicë dhe dorëzon kërkesë për tërheqjen e ankesës të bërë më datë 14.11.2022 ndaj kompanisë “Aurora Group” më pronar oligarkun e ndërtimit Valdet Fejzullahu. Por ‘saga’ e tij nuk mbaron me kaq, pasi që dje në orët e mbrëmjes ai bën një postim në profilin e tij rrjetin social në Facebook, ku akuzon gazetën Veriu.info se ka shpërndarë lajme të pavërteta dhe nuk e ka kontaktuar për deklarim, gjë që është tërësisht e pavërtetë. Duke e pasur parasysh këtë akuzë të rëndë pas pajtimit të tij më kompaninë “Aurora Group”, Veriu.info ka vendosur të publikoj gjitha dëshmitë e komunikimit (shih videon), për të vërtetuar se gjithë artikujt janë bazuar në ankesën e tij zyrtare të datës 14.11.2022 më numër protokolli zyrtar 100/22, prononciminet e tij dhe djalit të tij dhe mesazhet e dokumentet e dërguar nga djali i tij në redaksinë e Veriu.info.

Pas raportimit të rastit nga Veriu.info, mësohet se edhe një medium prestigjioz nga Prishtina ka ardhur në vendpunishten e “Aurora Group” në Mitrovicë për t’u merr me rastin e ankesës së Bedri Hysenit, ku edhe kanë bërë incizime me kamera dhe kanë marrë prononcime zyrtare nga Inspektorati i Punës për rastin e lëndimit të ish veteranit, storia e cila mësohet se do të publikohet në ditët vijuese.

Prej pas luftës një pjesë e veteranëve të UÇK-së janë ankuar se janë lënë pas dore nga shteti, duke u detyruar që të punojnë punë jo të denja për ta, ku në shumë raste ka ndodhur që ish ushtarë të UÇK-së kanë bërë edhe vetvrasje si pasojë e kushteve të rënda ekonomike. Gjithë këtë pjesë e kuptojmë dhe Veriu.info gjithmonë i ka përkrahur kategoritë e dala nga lufta në kërkesat e tyre. E kuptojmë edhe tërheqjen e ankesës në Inspektorat të Punës të bërë dje nga Bedri Hyseni, sepse është e drejtë e tij pas ndonjë marrëveshje eventuale që mund të ketë bërë me oligarkun e ndërtimit Valdet Fejzullahu, të cilin zyrtarisht me dokument e ka akuzuar rëndë. Por nuk e kuptojmë nënshtrimin e tij ndaj “Aurora Group” deri në masën sa që hedh akuza ndaj gazetës Veriu.info për kinse mos kontaktim të tij, por që fati i mirë është se redaksia i ka ruajtur gjitha komunikimet.

Veriu.info në ditët vijuese do të prezantoj edhe dëshmi të tjera zyrtare për rastin në fjalë, se si veterani Bedri Hyseni iu është nënshtruar oligarkut të ndërtimit Valdet Fejzullahu, për çka edhe do të rrezikoj masa ligjore për deklarime të rrejshme.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë